Çfarë dihet për betejën e Kaçanikut?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Kaçanikut (1910) ishte një betejë ndërmjet kryengritësve shqiptarë të krahinave juglindore të Kosovës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe forcave të ushtrisë osmane, të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha. Forcat osmane prej repartesh të zgjedhura lëvizëse të Stambollit, Anadollit dhe Edrenesë, me të cilat u bashkuan edhe trupat lokale, filluan në Kosovë operacionin për shtypjen e kryengritjes shqiptare. Beteja nisi më 30 prill. Forcat turke të nisura nga Ferizaj dhe Shkupi iu afruan pozicioneve mbrojtëse të kryengritësve dhe u hodhën në sulm. Për dy ditë rresht u zhvilluan luftime të ashpra. Më 1 maj kryengritësit u detyruan të lënë Grykën e Kaçanikut, por e vazhduan qëndresën në malësinë e Karadakut, në Moravë, në Preshevë, në Gjilan etj., deri në 6 maj. Humbjet ishin të mëdha për të dy palët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *