Basha-Tahiri përplasen për përmbytjet

Bledar Lumani

Lulzim Basha ka reaguar pas përmbytjeve të fundit, si pasojë e shirat e shumtë.

Basha thotë se qeveria është përgjegjëse për këtë situatë.

Solidarizohemi me banoret ne zonat e permbytura ne jug te vendit dhe ne te gjitha zonat e veriut dhe lindjes ku reshjet e bores kane bllokuar mijera banore dhe kane ndalur ose veshtiresuar qarkullimin. Te gjitha deget lokale te Partise Demokratike do te jene ne mbeshtetje te qytetareve dhe do te bashkepunojne ngushte me autoritetet vendore. Jeta dhe prona e qytetareve eshte paresore.

Ne kulmin e fatkeqesise natyrore te reshjeve dhe permbytjeve ne gjithe vendin, kryeministri lajmeron se do te vijoje me prishjet e shtepive te hallexhinjve ne Vlore pa i kompensuar fare me vlere tregu.

Ky eshte nje qendrim cinik i ligesise se pashoqe te dyshes Rama-Meta qe ne vend qe te cojne mjetet e renda per te zhbllokuar rruget, vendosur prita per permbytjen e lumenjve, dhe parandaluar demet e metejshme tani po mendojne si tia kalojne natyres per demtimin e njerezve.

Kryeministri te ndale kercenimet e zullumet ndaj qytetareve, te lere llafet dhe pozat para ekraneve. Te ngreje urgjentisht shtabin e emergjences dhe t’u vije ne ndihme banoreve ne zonat e goditura”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Por, atij i është përgjigjur ministri Saimir Tahiri.

Sipas këtij të fundit, Basha është jashtë realitetit.

Tahiri thotë se prej tre ditësh është ngritur Shtabi i Emergjencave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shpreh keqardhjen për shkëputjen e plotë të kryetarit të opozites nga realiteti. Thirrja e tij për ngritjen e një shtabi emergjence është thirrje e dikujt që e ndjek jetën e vendit nga jashtë realitetit dhe mesa duket as nga televizori. Sepse, që prej ditës së djeshme mediat kanë informuar në vijimësi për masat e marra nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet:

Prej 3 ditësh janë ngritur dhe funksionojnë shtabet e emergjencave civile në çdo qark.

Që në datë 29 janar janë njoftuar autoritetet e qeverisjes vendore se sipas parashikimeve do të kishte rreshje të dendura dhe rrezik për përmbytjeje veçanërisht në qarqet Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.

Janë vënë në gadishmëri të gjitha kapacitet njerëzore dhe teknike të emergencave civile, të bordeve të kullimit, autoritetit rrugor, njësive të qeverisjes vendore. Janë vënë në gadishmëri të gjitha trukturat e Policisë, Ushtrisë dhe Shërbimit Zjarrfikës

Janë vënë në funksionim mjetet e emergjencave civile, fadroma, borëpastruese dhe  motobarkat, me të cilat po operohet për evakuimin e popullatës në komunat e Levanit dhe Frakullës në Fier dhe Novoselës në Vlorë.

Janë kryer sot paradite operacione me helikopter për të shpëtuar pronarët e lokaleve, që nuk ishin larguar nga bizneset e tyre dhe ishin bllokuar nga uji i Vjosës në Memaliaj. Aktualisht po evakuohen banorët në të dy krahët e urës së Mifolit, në fshatrat e Novoselës buzë Vjosës.

Deri tani janë evakuuar rreth 90 familje buzë Vjosës, prej të cilave 30 në zonën e Fierit dhe 60 në Vlorë. Po ashtu janë evakuuar edhe 30 familje në Berat.

Ministri i Brendshëm i shpreh kryetarit të opozitës gatishmërinë e institucionit për t’a informuar në kohë reale lidhur me ecurinë e punës së shtabeve të emergjencës, duke e ftuar njëkohësisht të vetëpërmbahet sepse njerëzve në zonat e përmbytura nuk u bëjnë asnjë punë rreshjet e zakonshme të shpifjeve të Partisë Demokratike” thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme.

Share This Article
9 Comments
  • Ore kryebashkiak lapanjoz me vota te vjedhura+hajdut e vrases i certifikuar shiko Tironen o plere ku ti ben kryebashkakun ate shiko more kokrra e dellit nuk bohet politike per fatkeqesi natyrore i keto te sotmet duke zgerdhire dhembet e ferkuar duart more fytyre e dioksiduar,yyyyt mashe berishiane…

  • Djaloshi flokelepire e harroi “Venecien” e Saliut dhe te Jozefines ne kohen qe u permbyt i tere Veriu dhe Jugu, nderkohe qe ata akuzonin Perendine qe ua kishte bere me hile, sepse ata vete kishin bere namin duke “ndihmuar” popullin, por, pastaj, edhe duke “ua shperblyer demin” me zero lek nga hapja e papergjegjshme prej tyre e portave te ujembledhesve te hidrocentraleve.

  • Shif gropat me uje ke bashkia ti dhe mos na tra capin shume me solidarizime leshi. Mshoji karriges dhe ca muaj…

  • me te vertet keta derra ,se kan mendjen te populli po si te zhytin shqiprin me keq ,po ky idiot do na i kthej leket qe i vodhi

  • nje vrases do kapet me nje njeri qe solli ligjin ne vend ik o smerlap uitrechti ik o zwerf hond ik o serb ik shites deti ik barban ik o homofil ik o degjenerata e shqupit

  • Bash alieni… cfare planeti jeton ky? Po mire te behet o Edi Rama se avash avash, kusuret e qeverisjes do bejne te tyren dhe do ikesh duke na e lene Berishen sic e gjete ne qoshe… se ky Basha eshte nje maske balloje per te. Ram gjatoshi, po nuk u denoncua per bere burg ai qe shiti detin, vrau qytetaret apo masakroi buxhetin dhe shtetin, me mire hiqini burgjet fare dhe te futim Kanunin ne Kushtetute qe te administrohet vete shoqeria si dikur. Nuk te kerkon njeri ti futesh brenda, se nuk ta lejon ligji, por ama denoncimin beje me emra dhe mos u merr me lengun dhe bishtrat.

  • Kot e keni qe kapeni me Bashen ai po luan te njejten loje qe luanin rilindesit kur ishin ne opozite. Vete Tahiri u dallua per provokime sa per tu dukur ndaj tani e kane radhen keta te tjeret te tallen.
    Me cfare po shohet, asnjeri e as tjetri nuk jane ne gjendje te perballojne situatat e veshtira te krijuara nga kapricot e motit ndaj eshte e kote qe kacafyten si gjelat.

  • o Barbie sales akoma je duke u pshurre nder vete
    si Serbia edhe ti lutesh dhe gezohesh me fatkeqesite ne Shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *