Reshjet dhe përmbytjet, ja akset problematike dhe të ndaluara

Bledar Lumani

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor raportojnë se nuk paraqiten problem në akset kryesorë të vendit.

Megjithatë, ato rekomandojnë kujdes, për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve të ditëve të fundit, si dhe shmangie të disa nga akset rrugore në vend.

Tiranë

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun.

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Ka rreshje shiu te dendura.

Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur.

Qarkullimi eshte normal  ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.

Aksi Elbasan – Gjinar. Momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 1.5 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. I nderprere qarkullimi ne kete pike. Po punohet per riparimin provizor te çedimit te trupit te rruges.

Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll.

I gjithe aksi Librazhd – Stebleve qarkullohet pa zinxhire.

Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Te evitohet kalimi nga keto akse.

 Berat   

Ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Ne Poçem ka patur rreshqitje guresh qe jane pastruar.

Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlore    

Aksi i vjeter Levan-Vlore eshte i mbyllur, si pasoje e daljes se ujit ne rruge.

I bllokuar per momentin eshte edhe nje pjese e aksit Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses. Te evitohet qarkullimi  ne akset e permbytura nga uji i Vjoses.

Gjirokaster        

Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.

Ne akset e Permetit qarkullohet  normalisht, pasi ka rene niveli i Vjoses ne kete zone.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

Korçe   

Ne akset e ketij qarku ka patur rreshje bore. Rreshje te dendura bore ka ne aksin Erseke-Leskovik.   Gadishmeria eshte e plote. Te gjithe akset qarkullohen me zinxhire.

Te behet kujdes ne qarkullim. Te gjitha mjetet duhet te jene te pajisura me zinxhire.

Kukes

Ka rreshje shiu dhe ne disa zona ka edhe rreshje bore.

Ne aksin Fierze – Lekbibaj, ne afersi te Lekbibajt,  ka ndodhur nje rreshqitje, per momentin qarkullimi eshte i bllokuar.                Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.

Diber    

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun.

Ne aksin Burrel-Skurraj ka patur rreshqitje dherash gjate dites se djeshme qe jane pastruar gjate nates.

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.

Ne te gjithe qarkun qarkullimi kryhet normalisht.

Te behet kujdes , sepse nga rreshjet  mund te shkaktohen rreshqitje dherash.

 Shkoder

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun.

Ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka shembje dherash ne fshatin Ganjolle. Qarkullimi kryhet me nje korsi me veshtiresi.

Ne segmentin Vrith-Razem ka rreshje bore. Per momentin nuk ka probleme.

Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shi dhe bore, te cilat mund te shkaktojne edhe rreshqitje dherash.

Fier       

Nuk ka probleme per qarkullimin.

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

 Lezhe  

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Share This Article
1 Comment
  • Eh mor populli im, keta jane punet e perendis po te ndertosh afer kenetes,afer detit e afer lumit kete peshqesh duhet pranuar….i madhi Fatos Nano tha nje here e nje kohe kure u permbyten; ore me vjen keq per kete situat por nje gje a ma thuani mua, Lumi erdhi tek ju apo ju shkuat tek lumi…thenje qe se paguan dollari, tani Ed Felterja me lugegomaret qe po servir po i rreshqasin nen kembe…ku Sali krimineli & co ferkon duart…..qeveria, prokuroria dhe gjykat duhet te marrin si te pandehur kryetaret e shume bashkive per katrahuren qe kane bere duke i perdor fondet per vilat dhe sex. Rilindja ngrihu sa nuk esht vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *