Alarm për bombë, evakuohet Parlamenti Europian

redaktor

Policia e Brukselit evakuoi të hënën qindra njerëz nga godina e  Parlamentit Europian pasi u zbulua një makinë e dyshimtë e parkuar afër ndërtesës, në të cilën dyshohej se ishte vendosur një bombë.

Alarm për bombë në Parlamentin Europian. Po evakuohemi”, shkroi në Twitter anëtari irlandez  i PE-së, Luke Flanagan. 

Një zëdhënës i parlamentit më pas sqaroi se nuk kishte asnjë rrezik dhe stafi mund të rikthehej në vendet e punës.

Teksa po hetohej dyshimi për bombë, parlamenti u evakua si një masë paraprake në rast të një sulmi. Në total u larguan njerëzit e 3 godinave të parlamentit, të cilat përdoren për çështjet administrative.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *