Sindikalistët që mbrojnë interesat e mësuesve janë kundër testimit të arsimtarëve në muajin maj. Ata shprehen se ligji i vitit 2012 për arsimin parauniversitar nuk e parashikon një formë të tillë testimi, ndonëse nuk janë kundër kualifikimeve të vazhdueshme të arsimtarëve. Xhaferr Dobrushi, kryetar i sindikatës së arsimit në Shqipëri përpara komisionit parlamentar të medias dhe arsimit, u shpreh se testimi nuk është forma e duhur, për të nxjerë nga sistemi mësuesit që janë vendosur nga politika apo me forma të tjera të korrupsionit, ndërsa nuk ka mohuar se ka shumë të tillë ende në shkollat e vendit. Kryesindikalisti ka kërkuar se nëse do të behët një testim , mos të përfshihen mësuesit që kanë mbi 20 vjet eksperiencë.
“Një pjesë e mësuesve janë mësues të mirë, kanë kualifikime, për çfarë do na testojnë? Ka shtresa që dhe kanë hyrë vitet e fundit me prurje jo ligjore, dhe ka disa lloj shtresash qënuk i përgjigjen kësaj. Duhen gjetur këta me forma të ndryshme, dhe forma e kualifikimit të këtyre nuk është testi, nuik kemi marr inat testin, të kuptohemi drejt. Nuk është forma që na jep gjendjen reale”, thotë Xhafer Dobrushi, kryetar i sindikatës së arsimit në Shqipëri, raporton “AS”.
Ndërkaq përpara deputetevë kryetari i sindikatës së arsimit në vend u shpreh se edhe provimi kombëtar për emërimin e mësuesve ishte antiligjor, pasi ka mësues të cilët janë vendosur nëpër shkolla vetëm nga ky testim, pa bërë praktikën një vjecare. Midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar edhe deklaratat pro dhe kundër, për testimin e mësuesve në muajin maj.
