Oh’ sa mirë të jesh Alfa Kafshë!

redaktor

Letër e nënshkruar

Eqerem Kajo

 

E dashur Dita! E pritëm me kureshtje hapjen e sesionit parlamentar të vitit 2015 dhe kthimin e opozitës në kuvend. Ne kujtonim se mazhoranca parlamentare do ta priste opozitën me lule në dorë, sepse ktheheshin në Parlament pas 120 ditësh pushim dhe deputetët e majtë i kishte marrë malli. Po edhe popullin e kishte marrë malli sepse ata kishin sakrifikuar kaq shumë këto ditë për të mirën e popullit.

Ata u futën një nga një dhe jo si disa vite më parë me dallkaukun në krye. Shqiptarët e dinë pse u largua opozita. Për mustaqet e Çelo Picarit! Sepse ka pasur ngjarje shumë të dhimbshme dhe nuk është larguar. Bëri protesta masive dy herë, herën e parë për mustaqet e Çelos, herën e dytë pse nuk i kishte prerë mustaqet president Nishani. Herën e tretë bllokoi rrugët me 5 makina deputetësh të vendosura në semafore.

Deputetet e PD bënë 5 muaj pushim dhe morën pagën një për një, koqe për koqe, siç thotë populli. Ku është parë e dëgjuar qoftë në feudalizëm, kapitalizëm, socializëm që të marrësh rrogën pa vajtur asnjë ditë në punë?

Po presim që vota jonë t’i tregojë vendin ordinerit të rrezikshëm Sali, që një akademik e ka quajtur me plot të drejtë “katër këmbësh”, Alfa Kafshë, njeri i sëmurë nga tërbimi. Të tillë janë ata që çirren, ata që nuk pranojnë ndjesë, nuk pranojnë shpjegime, poshtërojnë dhe përpiqen me gjithë forcat të dominojnë mbi shumicën.

Populli e shikon në parlament si flet sa herë çohet. Gjuha e tij prej rrugaçi nuk le njeri pa përmendur e kërcënuar me familje e fis. Por të vjen keq që as Kryetari i Parlamentit, as ndonjë deputet, nuk ngrihet e t’ja vërë kufirin tek thana. 8 vjet në pushtet vrau, preu, vodhi, ofendoi, dhe nuk i hyn gjemb në këmbë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *