Bota nuk është e atyre që ngrohen, por e atyre që digjen

redaktor

Nuk duket fare xhamadani vija-vija. Kosova dhe Shqipëria, të dyja më duken me këmishë natë që flasin në gjumë. Le të shpjegohem:

Turma të mëdha të rinjsh nga Gjilani, Peja, Prishtina nisen turravrap me autobuzë për Beograd e mandej Hungari, Zvicër e Gjermani. Ana tjetër e xhamadanit tregon turma shqiptare në aeroplan që kthehen nga Gjermania, Franca e Belgjika. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë akoma nuk e dinë dhe nuk e kanë mësuar se: Bota nuk është e atyre që ngrohen, bota është e atyre që digjen. Nuk është fjale dosido por e një nacionalisti që u var në litar për atdheun në Kala të Gjirokastrës. Le të shpjegohem: Quhej Ismet Toto.

Kryeredaktor! Ismeti përfundonte: “Do shkojme në Zvicër apo në Afganistan”. A mos ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria të mbledhin mendjen se kështu nuk vazhdohet? Qeveritaret e Shqipërisë dhe Kosovës po ngrohen, të tjerët po digjen. Biznesi në Kosovë e Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, në Turqi e Amerikë duhet të grumbullohet një herë të vetme për të parë çfarë duhet bërë për këtë. Ju lutem, vetëm biznesi, jo politika. Asnjë politikan. Si te lobi izraelit.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *