Pensionet që marrin ish presidentët pasi lënë detyrën, variojnë nga vendi në vend në mënyrë sinjifikative, pavarësisht suksesit dhe rezultateve që kanë arritur gjatë qëndrimit të tyre në detyrë. Në SHBA ish presidentët që janë ende gjallë (Jimmy Carter, Goerge H.W. Bush, William J. Clinton dhe George W. Bush), morën gjatë vitit 2014, 3.5 milionë dollarë pensione dhe përfitime, sipas të dhënave të një raporti të publikuar nga Kongresi. Për më tepër, 7 mijë dollarë iu paguan vejushës së Ronald Raegan, Nancy Raegan.
Ish presidenti amerikan që rezulton më i shtrenjti për shtetin është George W. Bush, që mori 1 milion dollarë në 2014 dhe 7 milionë dollarë në total që prej 2009-ës.
Përveç pensioneve dhe përfitimeve administrata e shërbimeve të përgjithshme për ish presidentët i kushtoi SHBA-së në 2014-ën, 3.5 milionë dollarë.
Franca
Në Francë pensionet e tre ish presidentëve (Valéry Giscard d’Estaing, Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy) arrijnë respektivisht 2,5; 1,5 dhe 2,2 milionë euro në vit, sipas të dhënave të gazetës ‘Challenges’.
Spanjë
Presidenti i fundit qeverisë, José Luis Rodríguez Zapatero merr një pension bruto mujor prej 6515 euro, që arrin deri në 78 mijë euro në vit.
Meksikë
Pensionet e ish presidentëve Felipe Calderón Hinojosa, Vicente Fox Quesada dhe Luis Echeverría Álvarez arrijnë 205.122.06 pesos në muaj (rreth 14 mijë dollarë), duke arritur një total prej 7.384.394,16 pesos (493 mijë dollarë). Për më tepër vejushat e Miguel de la Madrid dhe José López Portillo marrin çdo vit 1.098.918,24 pesos (rreth 73 mijë dollarë).
Njëkohësisht siguria e ish presidentëve i kushton shtetit meksikan 33.128.709,59 pesos në vit (më shumë se 2,2 milionë dollarë)
Kili
Në 2014 dietat totale bruto e ish presidentëve të republikës arritën 406.522.735 pesos (rreth 641 mijë dollarë), ndërkohë që pensionet mujore arritën 13.600 dollarë nga janari në nëntor dhe 14.400 dollarë në dhjetor.
Itali
Ish kryeministri Giuliano Amato paguhet nga shteti 31 mijë euro në muaj. Nga ana tjetër më shumë se 30 mijë euro në muaj merr ish presidenti i republikës, Carlo Azeglio Ciampi. Të njëjtës shifër i afrohet edhe ish kryeministri, Lamberto Dini.
Romando Prodi merr tre pensione në muaj që arrijnë një total prej 15 mijë euro, si ish Profesor universitar, ish parlamentar dhe ish President i Komisionit Europian, gjë që ka shkaktuar shumë kritika nga ana e gazetës ‘Il Giornale’

Po,ne Shqiperi sa para marrin ne muaj ish=presidentet te dale ne pension?Shqiptareve kjo u intereson me shume.Pse nuk e thoni?
Eshte sekret shteteror !
Pse duhet ta dish mendon se Saliu pret pensionin .