Buxheti social i Presidentit Barack Obama

redaktor

Dje presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, publikoi detajet e buxhetit për vitin fiskal 2016, që shkon pothuajse në 4 trilionë dollarë amerikanë, e do të përfshijë një rritje të taksave për më të pasurit (1% e amerikanëve) dhe një përmirësim i të ardhurave për klasën e mesme.

Propozimet, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të ndihmojnë familjet punëtore që të ndjehen më të sigurta. Gjithashtu do të përqendrohet në përmirësimin e aftësive të punëtorëve dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për biznesin.

Udhërrëfyesi fiskal do të kërkojë miratimin e Kongresit, i cili për herë të parë është i kontrolluar nga republikanët. Informacionet paraprake nga Shtëpia e Bardhë tregojnë se ky udhërrëfyes kërkon të “eliminojë shkurtimet e dëmshme”, duke i dhënë fund shpenzimeve joefikase dhe duke reformuar kodin e taksave me qëllim që të gjithë të paguajnë në mënyrë të drejtë.

Në përputhje me diskursin e përvitshëm për gjendjen e vendit, buxheti i 2016-ës përfshin investime të reja në fushën e arsimit, 750 milionë dollarë do të shkojnë për bursa për arsimin parashkollor dhe më shumë se 3 miliardë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Buxheti publik do të ndikojë edhe në klasën punëtore në disa drejtime. Ai është i shoqëruara me një reformë të taksash. Të dhënat pozitive ekonomike të tremujorit të fundit kanë përforcuar iniciativën presidenciale për t’i dhënë fund viteve të vështira të shkurtimeve dhe arritjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Të premten e shkuar u njoftua se ekonomia amerikane u rrit me 2.4 % në 2014-ën sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë. Qëllimi ambicioz i Obamës është të reduktojë deficitin amerikan derisa të jetë më pak se 3 % e PBB-së dhe gjithashtu të stabilizojë borxhin. Për ta arritur, ka për qëllim të zëvendësojë “masat shtrënguese pa kuptim me reforma të zgjuara”.

Obama parashikon edhe një taksë të përhershme prej 14% ndaj përfitimeve të përllogaritura në 2,1 trilionë dollarë të grumbulluara jashtë vendit, nga kompani si “General Electric” dhe “Microsoft”, ndërsa duhet të vendoset edhe një taksë prej 19% për fitimet e huaja në të ardhmen prej kompanive amerikane.

Propozohet gjithashtu një rritje prej 7% e shpenzimeve të brendshme dhe ushtarake amerikane. Sa i përket politikës së jashtme, buxheti financon përpjekjet për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik dhe për të mbështetur NATO-n dhe aleatët europianë kundër agresionit rus, thotë Shtëpia e Bardhë.

Share This Article
2 Comments
  • BARAK OBAMA,
    Ky R e f o r m a t o r i Madh, tok me Presidentin Klinton dhe Ruzvelt do te mbahen mend ne Histori si largpamsit dhe arqitektet me te mire te shoqerise Amerikane!
    Në fakt, zotit Obama i ra barra te punojne ne nje kohe kur Amerika e zhytur ne borxhet e Bubushve, DUHEJ nxjerre nga Kriza.
    Dhe ky N J E R I I MADH , ja arriti qellimit!
    Po e fut perseri SHBA, në shinat e Lokomotives se Perendimit te Arte!
    Une si spektator i thjeshte kam vetem nje kerkese:
    O Zoti President,
    Na kushto dhe ne shqiptareve pak kohe nga angazhimi yt fisnik:
    Jep nje Visto te shkoje para togave te Zeza edhe Rrumpalla yne, ai qe e fundosi Shqipen tonë te Arte ne Korrupsion, Kriminalitet dhe shfarosje…!
    E di që e ke te veshtire me SYJESHILET e Uollstritit, por vendosni nje Gur Themeli edhe per Demokracine tonë te neperkembur!….
    A më kuptooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooon?!…..

  • GJATE PRESIDENCES SE KETIJ BIRBOS AMERIKA PATI NJE NGJARJE TE SHENUAR.

    KINA E KALOI EKONOMIKISHT, DHE PO BEHET GATI TA KALOJE EDHE POLITIKISHT, USHTARAKISHT DHE GJITHE ATO GJERA TE TJERA –ISHT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *