Armando Vajushi edhe zyrtarisht te Chievo

redaktor

Nuk ka më dyshime. Armando Vajushi është një lojtar i Chievos. Sulmuesi shkodran më në fund ka zgjidhur të ardhmen e tij të cilën do ta vazhdojë në Serinë A duke shtuar radhën e futbollistëve shqiptare që luajnë në këtë kampionat.

Vajushi dhe Chievo lidhen një bashkëpunim për 3 vite e gjysmë së bashku. Tek Chievo, Vajushi do të përfitojë 400 mije euro në sezon dhe në total të ardhurat e tij për 3 vite e gjysmë shkojnë në 1 milionë e 400 mijë euro së bashku me bonuset e tjera që përfiton lojtari.

Ishte presidenti Luca Campedelli dhe lojtari që zyrtarizuan këtë marrëveshje pasditen e të hënës, pas një tratative që ka zgjatur më shumë se dy muaj për shkak edhe të rezistencës së klubit bullgar të Litex ndaj sulmuesit shkodran.

Megjithatë pas një këmbënguljeje të gjatë të Vajushit, më në fund është arritur akordi në limitet e merkatos dimërore dhe Vajushi do të federohet në ditët në vazhdim me klubin veronez.

Chievo momentalisht gjendet në pozita të vështira në klasifikim ku renditet në zonën e ftohtë me 18 pikë në vendin e 18-të dhe i duhet të luftojë për një vend titullari me Paloskin, Pelisier, Mexhorinin dhe Ruben Boten.

23-vjeçari shihet gjithashtu si një sulmues i të ardhmes tek Kievo ku edhe pse mundësitë për t’u aktivizuar mund të jenë të pakta në këto muaj të mbetur, ai pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm tek Kievo duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *