Jabllanoviç: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen

redaktor

Përkundër deklaratave të kryeministrit së Kosovës Isa Mustafa, Ministri për Kthim e Komunitete, Aleksandër Jabllanovic, ka thënë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Për mediat serbe ai ka deklaruar se në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin dhe se në asnjë moment nuk ka dashur të ofendojë nënat gjakovare. Jabllanovic përsërit  se qëllimi i vetëm i tij ka qenë që të dënojë protestuesit gjakovarë që hodhën  gurë në drejtim të serbëve dhe asgjë më shumë.

Duke folur për gazetën serbe ‘Vesti’, ai shton se protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e tij nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ai ka deklaruar. Sipas tij, ai është shprehur i sigurtë se edhe sikur mos të kishte thënë atë që tha, protesta do të mbaheshin në Kosovë.

“Jam i sigurtë që do të kishte pasur protesta, vetëm se motivet do të ishin të një natyre tjetër”.

Sipas Jabllonovic organizuesi i protestës, Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron që në qeverinë e Kosovës të punojnë serbë në interes të Serbëve. Ndër të tjera, Jabllanovic ka shtuar se i gjithë  kabineti i kryeministrit Mustafa, e di që këto protesta kanë tjetër qëllim: marrjen e pushtetit me dhunë. Po ashtu Jabllanovic është shprehur se pavarësisht asaj që po ndodh në Kosovë, mes aleancës qeverisëse nuk ka asnjë përcarje.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *