Ajo është kryesisht shqetësimi i të moshuarve. Por nuk përjashtohen edhe moshat mesatare apo të reja që i drejtohen doktorit për t’u ankuar për pagjumësinë. Një grup studiuesish britanikë këshillojnë ata që vuajnë nga pagjumësia të zvogëlojnë kohën që kalojnë në shtrat. Ata që nuk arrijnë të flenë më shumë se 4-5 orë në natë duhet t’i limitojnë orët që kalojnë në krevat pikërisht në aq kohë sa mund të flenë. Jesicca Alexander e Sleep Council në Britani thotë se kjo është një mënyrë efektive. Ajo këshillon edhe të tjera ushtrime si p.sh. të imagjinuarit e problemeve si të futura brenda disa tullumbaceve që lëshohen dhe fluturojnë lart.
