Të kërkosh të vërtetën tek ideologjia sipas kreut të Partisë Komuniste kineze

Dita

“Të kërkosh të vërtetën në fakte“ ,– kjo ka qenë një nga parullat kryesore të Ten Hsiaopinit, arkitektit të politikës së reformave dhe hapjes së Kinës. Me këtë ideologji Kina ka bërë deri tani shumë progres. Pasuesi i Ten Hsiaopinit duket se do ta braktisë këtë moto. Për të e vërteta qëndron tek ideologjia. Sidoqoftë fushata e kontrollit ideologjik, e iniciuar nga kreu i shtetit dhe partisë kineze, Xi Jinping po merr përmasa të gjera. Sipas mediave dhe internetit në fokus është vënë kufizimi i mëtejshëm i lirisë akademike. Tekstet mësimore universitare me vlera perëndimore do të duhet të ndalohen në të ardhmen në universitetet kineze. Këtë e ka kërkuar ministri i Arsimit të Kinës, Yang Guiren të enjten (29.01) në një konferencë me përfaqësues të universiteteve kineze.

Fundjavën e shkuar një fletushkë partiake goditi dy të ashtuquajtura përfaqësuese të vlerave perëndimore: Një profesor dhe një piktor. Dhe pak më vonë universiteteve iu kërkua të zgjeronin propagandën dhe të përforconin mësimet e marksizmit dhe “socializmit me tipare kineze“. Shenjat përputhen. Që në fillim të mandatit të Xi Jinping në fillim të vitit 2013 u bë i njohur një dokument që paralajmëronte nga ndikimi i “botëkuptimit perëndimor“. Në mënyrë të qartë aty përmenden ndarja e pushteteve, shteti i së drejtës, liria e medias dhe mendimit, si edhe shoqëria civile.

Rritet presioni ndaj kritikëve 

Matthias von Hein
Matthias von Hein

 Që nga ajo kohë qeveria e ka rritur masivisht presionin ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Në stil të gjerë burgosen opozitarët, si edhe avokatët e tyre. Ilham Tohti, një uigur i lindur në një rajon mysliman, Ksinjang jepte mësim deri në arrestimin e tij në janar 2014 në Universitetin e Pekinit për pakicat etnike. Për shkak të kritikës së tij së moderuar ndaj politikës së Kinës kundrejt nacionaliteteve, Tohti u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata dha dënimin për nxitje të „separatizmit“.

Gazetarët po përballen me rregullore gjithnjë e më të rrepta. Që nga fundi i janarit censura kineze cënon shërbimet e internetit VPN, me të cilat përdoruesit mund të ndjekin faqe interneti jashtë Kinës. Ven Ku, drejtor i Telekomunikacionit në Ministrinë e Industrisë dhe Komunikimit (MIIT) tha se vendi ka nevojë për metoda të reja për t’u dalë zot sfidave të reja. E duket se anashkalohet fakti se që nga fillimi i këtij viti, përdoruesit e internetit në Kinë duhet të regjistrohen me emrin e tyre të vërtetë.

 Ruajtja e pushtetit mbi të gjitha

 Këto zhvillime tregojnë para së gjithash: një mosbesim i pakufishëm i qeveritarëve kundrejt të qeverisurve dhe me këtë lidhet edhe vullneti i patundur i partisë për pushtetin dhe ruajtjen e tij. Në regjistrimet që bëri publike Wikileaks mund të lexohet se si vlerësohet Xi Jinping nga një ish- mik i tij i ngushtë. Në vitin 2009 duket se ai ka thënë: „Xi nuk është i korruptuar dhe nuk interesohet për paratë. Por ai mund të korruptohet nga pushteti.“

Ndërkohë Xi Jinping ka më shumë pushtet të përqëndruar në duart e tij krahasuar me ҫdo paraardhës tjetër që nga vitet 70-të. Me qëllim që asgjë të mos ndryshojë, sulmohen të gjithë dhe gjithҫka që mund të hedhë hije të errëta mbi partinë. Me sa duket këtu futen edhe vlerat perëndimore. Dhe ironia është se marksizmi – deri më sot i sanksionuar në kushtetutë si ideologjia e shtetit kinez është një import perëndimor nga Gjermania. Edh fakti tjetër që numri dy në hiearkinë e Partisë Komuniste të Kinës, Li Keqiang në vitet e rinisë ka përkthyer tekste jurisprudence të perëndimit.

Share This Article
7 Comments
  • E gjitha kjo eshte vetem propagande!
    Eshte KINEZERI!!!
    Kinezet asnjehere nuk jane udhehequr nga IDEOLOGJIA,pale me, ajo marksiste-leniniste!
    Reklama ka qene komuniste,se ne fakt Kina ka qene perhere KAPITALISTE!
    Mao Ce Duni kishte vetem 4 vepra te tij,qe perfshinin deri ne vitin 1949 dhe keto te shkruara nga nje studiues sovjetik te derguar atehere ne Kine nga Stalini!
    Per cfare SOCIALIZMI mund te behet fjale ne Kine kur ne vitin 1970 ne Kombinatin Metalurgjik te Pekinit,drejtor ishte nje komunist,ndersa nendrejtor ishte ish PRONARI i atij kombinati!!!
    Ishte kjo arsyeja,qe kinezet,per te DOMINUAR BOTEN E TRETE DUKE U HEQUR SI SHTET I VERTETE KOMUNIST,mbeshteten Enver Hoxhen dhe teorite e tij marksiste-leniniste qe pastaj te sajonin fjalimet e tyre te kesaj natyre!
    Kam qene ne Kine ne ate kohe dhe sa here citonim theniet e Enver Hoxhes per cdo problem,me dhjetra STENOGRAFISTE mbanin shenime per gjithcka thonim bile na luteshim qe ta PERSERITNIM fjaline e meparshme edhe nje here!!!
    NE FAKT E KINEZET E PRANONIN NE HESHTJE SE ENVER HOXHA ISHTE TEORICIENI ME I MADH I SAJ KOHE NE BOTE I MARKSIZEM-LENINIZMIT,por MADHESHTIA E NJE GJIGANDI 1 MILIARDESH SI KINA impononte te respektohej Mao Ce Duni si i tile!!!
    Por ne fakt ne ate kohe Mao-ja rrinte neper shpella i fshehur kur luftonte Liu Shao Ci me Cu En Lain ,pra te DJATHTET ME TE MAJTET dhe ne shqiptareve na pyesnin atehere kudo:ME CILIN ESHTE ENVER HOXHA?
    Kur ne u thonim se “ENVER HOXHA ESHTE ME MAO CE DUNIN” ata brohorisnin tere gezim”MAO CE DUN-ENVER”!!!
    Ne fakt populli kinez e ka ADHURUAR SHQIPERINE DHE ENVER HOXHEN SI PERENDI!!!
    Ne ate kohe ne kinemate kineze dhe TV e vetem shteteror transmetoheshin vetem FILMA SHQIPTARE dhe BALETE OSE OPERA KINEZE!!
    Kjo tregonte shume per Shqiperine e asaj kohe!!!

  • Si ai qe ka shkruar artikullin, edhe ne komentuesit i qajme hallin politikes se Kines.
    Por zoterinj, me kete politike ekonomike dhe ideologjike Kina ia doli me sukses qe te jete vendi i dyte ne bote me ekonomine me te madhe e te zhvilluar. Gjithe bota porosit produktet e tyre ne Kine. Blen nje tablet a kompiuter ne Amerike tek Microsoft, do ta gjesh se ai eshte prodhuar ne Kine. Pra Kina e ka mire politiken e saj, ka arritur t’i imponohet botes me ekonomi jo me politike.

  • Dale,dale nuk kini parë gjë ju z. Gregor? Prisni kur të fillojë eksporti i mallrave tona “made in rilindja” pa do t’a shihni! Kina e vogël në Europë ose dragoi kinez kontinental do të jemi ne! Idetë rilindase do të bëhen së shpejti ideologjia sunduese e kontinentit plak ! Dale,daaale…! Nderime!

    • O Pellumb!
      Nuk te shkon kjo menyre reagimi ty!
      Mos u bej pjese e buceve te Saliut edhe ne se ke ndonje pakenaqesi per qeverine qe vete e kemi votuar!
      Hesapet e shtepise nuk nxirren ne pazar,aq me teper tek semafori!
      Keta qe rrine gati te lexojne ndonje akuze per qeverine nga ne,gezohen se kujtojne po u shtohen radhet!
      Kines i rrine GATI-tu te gjithe fuqite e medha e jo neve!!
      Aq me teper ne keto momente fatkeqesie natyrore BANDA E BERISHES KERKON OKSIGJEN NGA NE se i veti ka mbaruar!
      Vetem ere pordhe u ka ngelur!
      Faleminderit per mirekuptimin!

  • Kina nuk e paska zhvilluar me themel luften e klasave.Paska lene nendrejtor te kombinatit ish pronarin!Keta jetojne ende ne 1974.Kinezet kopjonin teorine marx-len.nga shoku Enver,qe sa ishte nxenes nuk mori dot nje provim te vetem ne nje universitet te klasit te trete ne monpelje te Frances;Kur vdiq klinikisht u be gjeni,filloi te shkruaje vepra!!!!!!!!!Ngordhi popullin per buke!
    Po Kina tallej me ju o marxista-stalinista!Ne 1972,Mao Ce Duni ftoi xhandarin nderkombetar Nixon ne Kine.Prandaj i ra infarkt Enverit!Degjoje nga une po s`e pate kuptuar!

    • Cfare te degjoj nga ty,o GUAK?
      Kur Niksoni shkoi ne Kine une kam qene atje e nuk kam nevoje te ma tregosh ti,qe e ke lexuar nga “55-sa” e Balli Fahriut,ish poetit te Enverit e ate kohe!!
      Keto qe komentova me lart jane ashtu sic i them une e nuk i luan as topi!
      Te ishte ndryshe ne MOSKE ne mbledhjen e 81 PARTIVE KOMUNISTE te botes,jo vetem nuk shkoi Mao Ce Duni,por vetem Enver Hoxha i beri DUSH TE FTOHTE HRUSHOVIT!
      Edhe kete po deshe kundershtoje!
      Ne 1968-ten vetem Shqiperia DENONCOI PUSHTIMIN E CEKOSLLOVAKISE DHE DOLI NGA TRAKTATI I VARSHAVES e nuk e beri ndonje shtet tjeter!
      VAPORRET KINEZE per mbi 10 vjet lundronin neper oqeane me flamurin shqiptar e kete mohoje po deshe!
      Ne OKB Kinen e FUTI Shqiperia dhe kete mohoje po munde!!!
      QE vetem FILMA SHQIPTARE TRANSMETOHESHIN NE TV kineze kjo eshte kaq e vertete sa vetem nje BUDALLA si ty mund ta mohoje!!!
      Qe Kina jepte KREDI PA INTERES per financimin e planeve 5 vjecare dhe kjo eshte kaq ew vertete sa ti nuk e mohon dot!
      Qe te gjitha KREDITE QE JEPTE KINA ne fund te cdo 5 vjecari na i FALTE MAO CE DUNI edhe kete mohoje po deshe!!!
      Epo cfare te bente me tewper ENVER HOXHA atehere me shume se kaq,qe te quhet per jete BURRE SHTETI DHE HERO KOMBETAR???
      Kush lider tjeter shqiptar ka bere me shume se ai ne keto 500 vjetet e fundit???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *