Taipi vazhdon me gola, afër kalimit te Luzern

redaktor

Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij, Wil. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë U-21, është në një formë të jashtëzakonshme, ndërsa ka shënuar edhe një gol tjetër në miqësoren e fundit.

Në takimin mes Wilit dhe skuadrës që militon në elitën e futbollit zviceran, Aarau, Taipi ka shënuar golin e vetëm në ndeshje nga penalltia 1-0. 22-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadrat zvicerane si Grasshopper, St. Gallen e Vaduz, por siç duket më afër tij është Luzerni.

Burime të “Telegrafit” pranë lojtarit kanë konfirmuar, se futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Luzernit dhe në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tij.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *