“S’kemi fshehur asgjë, por ende nuk kemi një përgjigje të testit B të Hysen Pulakut.” Kështu deklaronte para dy ditësh Elez Gjoza, presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Por, Top Channel disponon dokumentin e testit B antidoping të peshëngritësit Hysen Pulaku, nga ku vihet re qartë se sportisti 22-vjeçar ka rezultuar pozitiv edhe në analizën e dytë.
Sipas dokumentit që mban firmën e doktor Schenzer, klinika e të cilit është e akredituar nga VADA, sportisti shqiptar Hysen Pulaku del se ka përdorur stanozolol, subtancë me të cilën ai u kap edhe para Lojrave Olimpike “Londër 2012”. E njëjta substancë doli edhe në dy testet e nënkampiones Romela Begaj dhe në testin A të kampionit Daniel Godelli.
Ky dokument ka ardhur në adresë të Federatës sonë të Peshëngritjes e cila bën dhe rolin e të paditurit që me datë 14 janar të këtij viti, pra 1 ditë pasi është bërë dhe testi B për sportistin Pulaku. Madje në e-mail-in e dërguar me datë 14 janar, këshilltarja ligjore e Federatës Botërore të Peshëngritjes i kërkon sportistit shqiptar të informojë këtë Fedaratë nëse do të pranojë si përfundimtar testin B apo do të vazhdojë me panelin dëgjimor nga i cili do të dalë dhe vendimi përfundimtar.
Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 20 ditë, ende nuk është bërë publike asnjë përgjigje për peshëngritësin tjetër shqiptar Daniel Godelli, i cili iu nënshtrua testit B me dt 15 janar.

Nga Elez mavria prisni transparence o shqiptare. Ai ka qene perdorues i anabolizanteve qe kur bente vete sport. Mjerre ne duart te kujt kane rrene federatat. Prandaj gjithe sportistet shqiptare duan te behen te famshem me stanozolol dhe steroide te tjere. Turp, na felliqet monstra te droguara….
Cfare Federata keta jane per tu shkarkuar te gjithe. Keto kane ulur dinjitetin e te gjitheve me keto verpime te papergjegjeshme. Qeverija ti shkarkoje te gjithe si Federate dhe te mos alokoje asnje leke derisa te emrohen ne kete institucion njerez te denje dhe te afte.
Hiqni dore o Shqiptare nga mania per t`u bere te pasur brenda 24 oreve,per t`u bere te famshem brenda 24 oreve,per t`u bere kampione bote me urdhrin e peshkut.Keto cudira ndodhin vetem ne Shqiperi,qe eshte parajsa e Pinokut.Ketu ngrysesh idiot,gdhihesh me dipllome,ketu ngrysesh katundar,gdhihesh Mul Noka,ngrysesh me borxhe,gdhihesh ndertues pallatesh.Nuk i ha bota keto!Mos shihni sportistet kineze,se sportistet kineze kane nje shtet sa gjysma e botes qe i mbeshtet.Po ju kush u mbeshtet?Ajo ministrja Nikolla,qe i rendon koka si katruve Kavaje?Pse nuk del me t`u ferkoje krahet,apo doli ndryshe puna?