Shkodër, tritol makinës së efektivit të policisë

anazapta

Shpërthim tritoli në oborrin e banesës së një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur sot në Shkodër, ku makinës së një efektivi të policisë së Pukës i është vënë një sasi eksplozivi.

Policia tha se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë një sasi tritoli makinës së efektivit të policisë së Pukës, Pavel Vuksani. Materiali shpërthyes ishte vendosur në mjetin e parkuar në oborr, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po heton mbi ngjarjen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *