Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Znj.Topalli, duhet ta kuptoni dhe në rast se nuk keni inteligjencën e nevojshme konsultohuni me kunatin, se ka ndryshuar pak koha: shqiptarët, mesatarisht më të zgjuar, janë tanimë të lirë të shprehin pa përgjegjësi mendimet e tyre pa pasoja, falë veprave të dhunshme deri në terroriste të cilat në “kohën tuaj” ishin mjete të preferuara për të mbajtur pushtetin. Për veprime të tilla jeni akuzuar dhe ju shpesh dhe mund të besoheshin përderisa ju nuk keni bërë përpjekje për t’i denoncuar ato me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë.
Bëni detyrën si opozitare dhe punonjëse (deputete) me rrogë të lartë duke filluar me analizën e postimeve që bëjnë shtresat e ulëta të popullsisë, d.m.th taksapaguesit që i paguajnë taksat nga rrogat e tyre, pra jo nga paratë e vjedhura dhe aq më keq të grabitura nga pasuria e përbashkët. N.q.s nuk e kuptoni, para të grabitura quhen ato që përvetësohen me forcën e pushtetit në mes të ditës.
Pasi të bëni analizat filloni të reagoni si opozitarë demokratikë, në interes të popullit tuaj, që kur të mbeteni “rrugëve” të keni çfarë t’u tregoni nipërve dhe mbesave, ndryshe do t’i gënjeni edhe ata, të dashurit e gjyshes, siç keni bërë e po bëni edhe sot e gjithë ditën.
Me respekt për lexuesit, V. Duka.
