QSUT dënon dhunën ndaj mjekes në ambientet e spitalit

Dita

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënon me forcë aktin e shëmtuar të dhunimit të mjekes B.H. në ambientet e QSUT-së, nga shtetasi H. H., ndërkohë që po ushtronte detyrën e saj.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të denoncimit që vetë mjekja ka bërë në organet kompetente, u bën thirrje këtyre të fundit që t’i shkojnë deri në fund investigimit të ngjarjes si dhe të marrin të gjithë masat e parashikuara në ligj për ndëshkimin e autorit të dhunimit të mjekes B.H.

“Duke u nisur dhe nga rasti i dhunimit të infermierit Gj.K. në ambientet e Urgjencës së QSUT një ditë më parë, QSUT dëshiron t’u rikujtojë të gjithë qytetarëve se mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në dispozicion të tyre, për t’u ofruar një shërbim mjekësor sa më cilësor, si dhe të mos bien pre e një fryme dashakeqe ndaj këtij personeli, frymë e cila e gjen shprehjen edhe në aktet e dhunshme si ai i djeshmi ndaj infermierit apo i sotmi ndaj mjekes, të dy teksa ushtronin detyrën e tyre”,thuhet në reagim.

Share This Article
1 Comment
  • Me duket se po enderroj me sy hapur…!!!!!
    Me duket se kam pare enderra me sy hapur…!!!!
    Personeli eshte ne çfarë,,,, në çfarë……?????
    Ne dispozicionin e qytetareve…..??????
    Nje nga arsyet e tmerrit ne Shqiperi jane SPITALET ,dhe brenda tij dhe i ashtuquajturi PERSONEL….!!!!!
    Mos i rente rradha askujt te kete hall ne nje nga spitalet e ketij vendi , edhe tek QSUT….
    Sepse do ta ndjeni veten shume shpejt , te poshteruar , te mashtruar , te dobet , te pavlerë…
    Dhe kjo ,,, vetem per shkak te PERSONELIT ,qe na qenka ne dispozicionin tone…!!!
    Perralla me Mbret , dhe Genjeshtra me Bisht , i thone kesaj fjale…!!!!
    Kam qene vete prezent ne nje stacion te mallkuar ,,, ku nje FEMIJE nga zonat rurale te Shqiperise , i eshte mohuar mjekimi per veshkat ,vetem e vetem se nuk kishin para per te mbajtur ne humor mjekun e MALLKUAR…..qe i thoshte vetes mjek dhe ishte me te bardha ,,,, mallkuar qoft …..!!!
    Deshiroj te them vetem mendimin tim ….!!!!!
    Dhe per mendimin tim ,,,,, ne Shqiperi shume PAK mjek jane keqtrajtuar ,,, se sa duhet te keq trajtoheshin….!!!
    Kam pare babain e keputur te atij femije te semur nga veshkat,,, dhe kam pare edhe mjekun e ferrit , ti kaloje anash as pa e begenisur ,,, jo si jete femije , por as si qenie e gjalle , e cila pret shpetim nga ty….. Dhe nderkohe qe e shihja me fryheshin damaret nga mllefi i terbuar qe me vlonte perbrenda ,,,, me kane nxjerre familjaret e mi jashte pavionit ,,,, se kam dashur ta ha te gjalle , me gjithe rroba, ate katil, te pa shpirt …
    Ja pra ,,, keta jane ata , te cilet jane ne dispozicioni tone…..
    Me aspak rrespekt..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *