Panariti letër bankave: Pezulloni pagesat e kësteve të kredive për fermerët

Dita

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave Edmond Panariti i ka dërguar Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë një letër ku kërkon që të pezullohen pagesat e kësteve të kredive për bizneset agro-ushqimore dhe fermerët e prekur nga përmbytjet.

“Kërkoj ndihmesën Tuaj për të pezulluar pagesat e kësteve të kredive dhe të heqjes të penaliteteve, për vonesat, me qëllim që fermerët privat të kenë mundësi për të përballuar këtë vështirësi, ose  nga ana Juaj të merren në shqyrtim, rishikimin e kushteve të kredisë.  Qeveria Shqiptare për përballimin e kësaj situate i ka kërkuar ndihmë edhe vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim që të ndihmohen fermerët e dëmtuar, dhe të përballohet situata e krijuar.  Pranimi i kësaj kërkese nga ana Juaj, do të jetë i vlerësueshëm nga Qeveria Shqiptare, dhe nga fermerët privat sepse do të ndihmojë në përballimin e këtyre vështirësive”, thuhet në letrën e Ministrisë dërguar BSH-së dhe bankave.

Sipas Ministrisë, kjo sjellje gjen mbështetje morale dhe ligjore dhe konkretisht në nenin 481 të K.Civil, i cili përcakton se “debitori që nuk përmbush detyrimin e kërkueshëm, në afatin e caktuar, quhet se është në vonesë, përveç kur mosekzekutimi është rrjedhim i rrethanave që nuk kanë lidhje me fajin e debitorit….” që në rastin konkret për këto mos-ekzekutime ndikojnë drejtpërsëdrejti pasojat e ardhura nga moti I keq. “I njëjti qëndrim mbahet nga legjislatori dhe në nenin 527 të K.Civil, në të cilin përcaktohet se “ Kur pamundësia e ekzekutimit të detyrimit është e përkohshme, debitori nuk është përgjegjës për vonesën e ekzekutimit për kohën që zgjat ajo”, thuhet më tej në letër.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *