Partia Demokratike i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur dhe se duhet mënjëherë të ndërhyje për të verifikuar situatën dhe dëmshpërblyer banorët. Kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi Grupin Parlamentar të PD-së për të analizuar situatën e rëndë në jugun e vendit nga përmbytjet si pasoje e motit të keq në këtë zonë, duke tërhequr dhe vëmendjen e qeverise per situatën e krijuar atje.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falenderuar qytetarët e zonave të përmbytyra për qëndresën që kanë bërë këto ditë të vështira, duke hapur dyert për familjet e të përmbyturve, gazetarët që kanë ndjekur nga afër këtë situatë tragjike që ka përfshirë jugun e vendit, si dhe të gjithë ato struktura shtetërore që u angazhuan në momentin e parë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
“Ky është solidariteti njerëzor, një vlerë e vjetër mbarëshqiptare për të ndihmuar njëri-tjetrin në ditë të vështira. Ne si opozitë bashkë me mediat e pavarura që kemi monitoruar situatën, denoncojmë me forcë braktisjen e banorëve në kete fatkeqësi nga qeveria, pasi njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, pa strehe, pa ujë dhe kjo është një shpërfillje që ekzekutivi shqiptar u bënë këtyre banorëve. Përballë situatës kritike të emergjencës, përballë njerëzve që janë të detyruar të largohen dhe të shkojnë te të afërmit e tyre, shkëlqen mashtrimi i qeverisë me propogandën e saj bajate. Qeveria po bën propogandë e demagogji dhe fajëson opozitën në vend qe t’u vijë në ndihmë banorve”, tha Basha.
Basha në emër të Partisë Demokratike i kërkoi qeverisë qe të shpallë zonën e emergjencës dhe të informohet media dhe publiku për gjendjen dhe të dëmshperblehen të gjithë banorët e dëmtuar. Po ashtu, të rishikohet buxheti i shtetit për buqësinë dhe të hiqet dorë nga luksi dhe shpenzimet qeveritare.
“Ne do të monitorojmë situatën dhe do të ngremë zërin për të bashkuar solidaritetin qytetar dhe të gjithë deputetët tanë do të jenë në terren për t’u informuar dhe dhënë alarmin që të ndërhyjmë për të shpëtuar këta njerëz nga ky makth i madh”, tha Basha. /

Te shpallet gjendja e jashtzakonshme more qelbanik,mir e ke ti moj Lulushe,por fondet i keni vjedh dhe e lat shtetin pa asnji kacidhe per raste te tilla kur natyra nuk pyet por te denon si majtas dhe djathtas-
Po ik or kopil.
Mbas mbledhjes grupit ku e ke mendjen per tè shkuar?Te gjithè e dinè o lule se ta kanè mèsuar rrugèn e shijes tende.Kopuk!
fotoja e lulit me cizme llastiku me kujton foton e enver hoxhes me cizme lekure kur hyri ne tirane