Rrëzimi i bustit të Enverit, Nishani dekoron dhëndrin e Berishës

anazapta

Presidenti bujar Nishani pritet të dekorojë nesër një grup dhjetoristësh, pikërisht në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Mes emrave që pritet të dekorohen bie në sy edhe emri i dhëndrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Gazeta Shqiptare shkruan sot se propozimi është bërë nga grupi “Dhjetor 90”. Në listën e atyre që do të dekorohen është edhe Gramoz Pashkon, Abdyl Matoshi, Donika Gërvalla, Ajet Ramçe dhe Sadik Spahia.
Të gjithë janë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të ‘90-s dhe grevës së urisë. Në këtë grevë Jamarbër Malltezi ka qenë student bashkë me Argita Berishën, vajzën e kryeministrit të vendit, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *