Në shumë komente kisha dëgjuar se në tregun muzikor të pseudo-artistëve kishte dal një këngë e re dhe ajo ishte Kënga e Sabianit “Së bashku me Sali Berishën” e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe ai ndjehet i zhgënjyer që shqiptarët ngatërrojnë artin me politikën. Do doja të isha dakort me mendimin e Sabianit se Shqiptarët e ngatërrojnë artin me politikën por në vijim të intervistës së tij dhënë në shtyp këto ditë Sabiani e ngatërron ai vetë politikën me artin. Thotë se se pritja që ju bë Sali Berishës
në Gjakovë ishte inspirim për të dhe se edhe në bindje është i djathtë. O Sabian se kush është i majtë e i djathtë në politikën shqiptare është tjetër hesap dhe se cfarë krahu është Berisha, është një hesap krejt tjetër. Nuk është puna këtu. Puna është që artistët zakonisht nxjerrin këngët e tyre në treg dhe nësë pëlqehet, blihet (në rastin tuaj dëgjohet). Sic e thua dhe vetë ata që e kanë dëgjuar e komentuar këngën nuk ta kanë pëlqyer.
Ju deklaroni “se të gjithë ata që bëjnë ironi le t’i mbajnë ato për vete dhe le të shajnë Kryeministrin,pasi ju jeni artist” E të drejtë ke në fakt. Veçse mos harro ti kërkosh falje kur ta takosh në rrugë djalit të vogël të Faik Myrtajt. E ke në Fier. Rrugëve të Tiranës mund të hasësh ndonjë ditë edhe fëmijët e Lirak Bejkos. Thuaju dhe atyre ta dëgjojnë këngën tënde.
Letër e nënshkruar: Geraldo Durda