Respekt për rrugorët

redaktor

Letër e nënshkruar,

Pëllumb Meçaj

 

Përshëndes gazetën Dita dhe stafin e saj! Policia e qarkullimit dhe trafikut të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ka qenë dhe është në efiçencë të plotë. Dua të ndalem me Tiranën ku qarkullojnë disa qindra mijëra mjete nga i gjithë vendi. Me këtë trafik në këtë klimë të lagësht, trafiku i Tiranës është në lartësinë e duhur. Drejtuesit kryesorë të qarkullimit janë të kudogjendur, në çdo kryqëzim duke luftuar dhe me kohën për të lehtësuar trafikun. Vlen për ta përmendur shefin e komisariatit zotin Besmir. Që nga ardhja e tij në këtë detyrë gjërat kanë ndryshuar në rregullsinë e qarkullimit. Nuk mund të lë pa përmendur rregullatorin e këtij qarkullimi zotin Ervin Dervishi, i kudogjendur e me punë të palodhur për mbarëvajtjen e punës të qarkullimit të Tiranës. Nuk mund të lë pa përmendur Llambi Gjermenin, Tan Pëllumbin, Adil Lushën, Hysni Lamin, që në shi e kohë të vështira të motit të keq i gjen në krye të detyrës, në mbarëvajtjen e qarkullimit të mjeteve në rrugët e Tiranës. Unë mendoj si qytetar i këtij vendi se këta punonjës të qarkullimit duhet të mbështeten nga mbarë qytetaria, nga pozitë dhe opozitë për punën e vështirë të tyre dhe unë si qytetar i këtij vendi mbështes të gjitha nismat e kësaj qeverie për Policinë e Shtetit në përgjithësi. Unë do t’ju uroja atyre se me këtë ritëm të punës do t’i arrijnë standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Të mbështetet kjo polici. Respekt për policinë rrugore dhe policinë në përgjithësi dhe drejtuesit e tyre që po punojnë me përkushtim për vendin e tyre dhe gjithë vendin tonë. Kjo armatë të mbështetet dhe nga ana financiare, e meritojnë. Respekt për ta!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *