Nga krijohet ferri i të varfërve

redaktor

I nderuar z. Adrian Thano! Në shenjë respekti e besimi te Ju, po radhis disa rreshta lidhur me një shqetësimin tim. Shqetësimi im lidhet me raportet e pagave të larta me ato të ulëta. Raporti 10-15 herë ndërmjet tyre formon një hendek të madh. Deputetët e Kuvendit marrin honorare të majme e të papara. Deputetët e Kuvendit paguhen për çdo orë pune në komisionet e Kuvendit si punëtor me mëditje sikur të ishin pa rroga. Problemi i Bankës së Shqipërisë me ato vjedhje galopante, po ashtu përbën një tjetër shqetësim timin. Edhe pse ndodhi kjo tragjedi e madhe në Bankën e Shqipërisë, më habit qëndrimi i papërgjegjshëm në tërësi i shtetit shqiptar. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës, përveç rrogës së majme si rektor, merr para edhe në 5-6 institucione të tjera, duke përfshirë edhe si anëtar i bordit mbikëqyrës të Bankës së Shtetit. Si Dhori Kule, në Shqipëri janë me qindra të tjerë. Dhe këta njerëz bëhen sehir, në mos stimulohen nëpërmjet ligjeve dhe akteve nënligjore nga ky komision që i sheh e hesht dhe i japin shansin që të gllabërojnë pasurinë e këtij vendi. Lidhur me këtë, një mësim të madh na jep shprehja e të madhit Viktor Hygo që thotë: “Ferri i të varfërve është krijuar nga parajsa e të pasurve!” Me respekt.

 

Letër e nënshkruar,

Dervish Malka

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *