Rama: Rritja ekonomike është manipulim. Ja argumentet

anazapta

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i kësaj partie tha se të ardhurat tatimore sot janë më të ulëta se ato të një viti më parë. Rama bërë një analizë nëpërmjet të cilës shpjegoi gjendjen e ekonomisë reale. “Gjatë vitit 2012 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në regjimin tatimor. Në vitin 2012, të hyrat e tatimeve nga korporatat janë më të ulëta.

Është e qartë që kurba e rritjes është në rënie të vazhdueshme. Pretendimi se taksa e sheshtë e ka bërë më të efektshëm menaxhimin nuk qëndron. Ne jemi të prirur të besojmë se shifra e rritjes ekonomike është e manipuluar. Edhe individët nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike. Përfitimi i tyre ka një rënie drastike. Përsa i përket biznesit të vogël, ai është në gjendje kolapsi.

Ka edhe dy shifra që flasin më shumë se çdo gjë tjetër. Korporatat kanë fituar 280 milion dollarë më pak. Xhiroja e biznesit të vogël e vitit 2012 në krahasim me 2011 është pakësuar me 285 milionë dollarë. Këto rënie përbëjnë një shumë që peshon si vlerë e munguar në arkën e shtetit nga tatim-fitimi. Në këtë situatë, e kotë të diskutojmë nëse jemi në rënie të vazhdueshme apo jo të ekonomisë reale”, tha Rama.

Ai e cilësoi analizën e ekspertëve socialistë si pasqyrën e rrënimit ekonomik të vendit. “Është e domosdoshme të ndërmerret heqja e taksës së biznesit të vogël, sepse çdo muaj që kalon përkon me një rrënim të pakthyeshëm”, tha Rama.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *