Mëngjesin e të mërkurës një avion i shoqërisë TransAsia fluturoi mbi një autostradë duke humbur një nga krahët e tij e duke rënë më pas në një lumë afër kryeqytetit tajvanez, Taipei. Të paktën 31 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur ndërkohë që 15 arritën të shpëtoheshin. Dy drejtues që udhëtonin në atë moment në autostradë regjistruan aksidentin.
Pamjet janë spektakolare, por në të njëjtën kohë rezultojnë dëshpërimisht të njohura. Në fakt së fundmi duket se aksidentet ajrore ndodhin me një shpeshtësi që sa vjen e rritet. Vetëm vitin e kaluar ndodhën tre aksidente me avion që shkaktuan qindra të vdekur. Më 8 mars fluturimi MH-370 i Malaysia Airlines u zhduk në det ndërkohë që udhëtonte nga Kuala Lumpur në Pekín.
Në katër muaj ndodhën dy aksidente të Malaysia Airlines. Katër muaj më pas, më 17 korrik një tjetër avion i po kësaj kompanie u rrëzua në Ukrainë, edhe pse me shumë mundësi u qëllua nga një raketë dhe në fund të vitit, më 28 dhjetor, një avion i AirAsia u fundos në detin Xhava. A po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm udhëtimi me avion? Pa dyshim në krahasim me vitet e mëparshme, 20140-a ishte më keq se mesatarja në aspektin e viktimave. Vdiqën 986 persona në aksidente me avionë, 537 nga të cilët në dy fluturimet e Malaysia Airlines.
Por në të njëjtën kohë, shoqëritë ajrore gjithashtu transportuan më shumë pasagjerë se kurrë: 3.3 miliardë udhëtarë në 27 milionë fluturime, sipas raportit për sigurinë të përpiluar nga faqja ueb e specializuar, AirlineRatings.com.
Dokumenti tregon se, edhe pse vitin e kaluar ka pasur 21 aksidente fatale me avion, kjo shifër është minimumi historik. Sipas raportit, 50 vjet më parë kishte vetëm 5 përqind të fluturimeve të sotshme, por katërfishin e aksidenteve.
Në regjistrat e ASN (Aviation Safety Netëork) figurojnë dy vite të zeza: 1973-shi, kur u numëruan deri në 2027 të vdekur në 67 aksidente fatale dhe 1985-a, që i kushtoi jetën 2010 personave. Megjithatë shifrat janë shumë larg nëse i krahasojmë me aksidentet në rrugë. Çdo ditë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OMS), 3500 persona vdesin nga një aksident me automobilistik, ku 46% janë këmbësorë, çiklistë apo motoristë, gjë që tregon se çdo vit 1.277.000 persona lënë jetën mbi asfalt, Pra, pavarësisht nga aksidentet e profilit të lartë që prodhojnë qindra viktima, udhëtimi ajror është statistikisht më i sigurt se kurrë.
Aksidentet në shifra gjatë 2014-ës
Nga 3.3 miliardë pasagjerë 986 kanë humbur jetën në aksidente.
27 milion fluturime në mbarë botën
1 aksident për çdo 1.3 milion fluturime.

Perpara se te shkruani per aksidentet ajrore, bejini me mire detyrat e shtepise. Udhetimi me avion mund te quhet nga me te sigurtet ne bote, nese shikon statistikat nga akidentet me makina te nxjera nga ky link:
http://asirt.org/Initiatives/Informing-Road-Users/Road-Safety-Facts/Road-Crash-Statistics
Annual Global Road Crash Statistics
– Nearly 1.3 million people die in road crashes each year, on average 3,287 deaths a day.
– An additional 20-50 million are injured or disabled.
– More than half of all road traffic deaths occur among young adults ages 15-44.
– Road traffic crashes rank as the 9th leading cause of death and account for 2.2% of all deaths globally.
– Road crashes are the leading cause of death among young people ages 15-29, and the second leading cause of death worldwide among young people ages 5-14.
– Each year nearly 400,000 people under 25 die on the world’s roads, on average over 1,000 a day.
– Over 90% of all road fatalities occur in low and middle-income countries, which have less than half of the world’s vehicles.
– Road crashes cost USD $518 billion globally, costing individual countries from 1-2% of their annual GDP.
– Road crashes cost low and middle-income countries USD $65 billion annually, exceeding the total amount received in developmental assistance.
– Unless action is taken, road traffic injuries are predicted to become the fifth leading cause of death by 2030.