Pentagoni, Putin vuan nga një formë e autizmit

Dita

Beteja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë po zhvillohet e ashpër edhe në atë të përplasjeve verbale.

“USA Today” publikoi një studim të vitit 2008, i realizuar nga një zyrë në Pentagon dhe që sugjeroi se Putini ka Sindromën Asperger, e cila i shkakton nevojën për “kontroll ekstrem” në mjedis.

Por zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin ka mohuar studimin e Pentagonit, sipas të cilit lideri rus ka sindromë Asperger, një formë autizmi.

“Kjo është idiotësi, nuk ia vlen të komentohet”, tha Dmitry Peskov për “Gazeta.ru” të enjten.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *