Hipokrizia, demagogjia dhe injoranca janë stimujt më të efektshëm për propagandën. Historia dhe populli liridashës shqiptar, Ahmet Zogun nuk e kanë gjykuar pse ka qenë monarkist, por pse politika praktike e tij kishte karakter filoserb dhe filoitalian, që ishte dhe është në kundërshtim flagrant dhe të papajtueshëm me interesat vitale të kombit, të shtetit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan.
Po ashtu, ish-Presidentin dhe Kryeministrin aktual të qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, askush nuk po e kritikon pse ai ka marrë anën e ndonjë monarku, por pse ai, me politikën e tij të gabuar, dita-ditës po rrëshqet në terrenin e “baltës së gjallë” të fashizmit, duke shpallur “heronj” bartësit e tij gjatë viteve 1939-1945.
Letër e nënshkruar: Medi Hyseni