Agjencia Kosovare e Inteligjencës: 50 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

redaktor

Komisioni për Mbikqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u mblodh dje në një takim për të diskutuar në lidhje me migrimin ilegal të kosovarëve drejt vendeve evropiane. Zëvendës/drejtori i kësaj agjencie, Muharrem Ajeti raportoi në komisioni dhe sipas kreut të tij, Haxhi Shala, Ajeti ka pohuar se deri më tani rreth 50 mijë kosovarë janë larguar në mënyrë ilegale drejt Europës.

Pas përfundimit të mbledhje që zgjati rreth dy orë dhe që u mbajt me dyer të mbyllura, kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, pohoi se në mbledhje u diskutua për migrimin ilegal të kosovarëve dhe dorëheqjen e drejtuesit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakajt.

Sipas Haxhi Shalës, AKI-ja ka informacion se nga Kosova deri më tani janë larguar 50 mijë shtetas të saj të nisur drejt vendeve evropiane. “Kryesisht sot ka qenë kjo temë, çështja e migrimit. AKI-ja ka informacione dhe nuk është viti 2015 që ka lëvizje të qytetarëve tanë ka pas edhe në vitin 2013, 2014 por numri më i madh është në vitin 2015 që arrin në 50 mijë.

Këto janë statistikat që ka AKI-ja,” tha Shala. Ai deklaroi se është detyrë e politikanëve të Kosovës t’i shikojnë nga afër qytetarët që migrojnë dhe të merren hapa për parandalimin e kësaj dukurie. Më tej Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, tregoi se Bashkim Smakaj sipas raportimit të zëvendësdrejtorit Ajeti, ka dhënë dorëheqje, por komisioni nuk i di arsyet e saj.“Zyrtarisht Z. Smakaj ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Arsyet nuk i dimë.

Nuk e kemi këtë arsye nga Presidentja dhe Kryeministri por besoj që shumë shpejt do të kemi edhe këtë arsye” tha Shala. Kreu i Komisionit, Haxhi Shala gjithashtu bëri një deklaratë përsa i përket ish ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç. Ai tha se Jabllanoviç nuk do të jetë pjesë e AKI-së, ose dorëheqja e tij do të këmbehet me postin e zëvendësshefit të AKI-së të mbajtur nga ndonjë pjesëtar i komunitetit serb, ashtu siç është përfolur në media.

“Këtë nuk e lejon kushtetuta. Për t’u bërë ai zëvendës-shef duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe aktualisht AKI-ja e ka një zëvendës-shef,” tha Shala. Dy ditë më parë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilluan një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në Kosovë, me qëllim trajtimin e çështjes së migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës po i adresojnë me kujdes të gjitha shkaqet e këtij fenomeni dhe po punojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, në zhvillimin ekonomik të vendit dhe kthimit të perspektivës së qytetarëve.

Share This Article
5 Comments
  • Evropa eshte si nje valvol sigurie,qe po shpeton Kosoven nga shperthimi i zemerimit mbare popullor.Ritja e popullsise ne Kosove eshte ne proporcion te zhdrejte me ritjen ekonomike,e hapjen e vendeve te punes,korrupsioni tret nje pjese te madhe te fondeve qe jane destinuar per hapje te vendeve te punes dhe shuan shpresat e te rinjve per nje te ardhme te konsoliduar ne vendin e tyre,reformat ne te gjitha fushat kane stopuar,keshtuqe rinia por edhe te tjere e kane gjetur vete rrugen per mbijetese .

    • Shtimi ne ekstrem i popullsise ju jep shum pak shance punsimi!
      Shtimi i xhamive ne ket vend do te thot me shum te ardhura per imamet e hoxhallaret e shum varferi per kosovaret?

  • E keni te keqen nen hunde……..ajo po ju vjen nga propoganda antishqiptare, e mjekerpalareve, qe frymezojne turmat te largohen ………Kujt i intereson boshatisja e Kosoves?…….E thjeshte………serbo-sllaveve…….Aleancat historike, antishqiptare, ndermjet, turqve-serbosllaveve, dhe grekeve, ne kurrizin tone, tashme dihen boterisht, vetem antishqiptaret nuk i dallojne……

    • jam jo dakorte por PLOTESISHTE DAKORTE,pasi keta zoterinjte e SHIK duhet te mendojne me pare se kush ka interes nga ç’ka po ndodhe me SHqipetaret e Shqiperise se Eperme(Kosove),kush perfiton,etj.,por ka shume mundesi qe eshte i njejti si SHIK i Sales qe mendonte per te furnizuar serbet me nafte per makinen ushtarake qe vriste Shqiptaret e tjere.Keta Shik-as jane te kapur nga antishqipetaret qe thua dhe ti o Leke.Ndoshta ka ardhur koha qe rinia Kosovare ta shkunde dhe shkule nga rrenjet ate pushtet anti Kombetare qe i drejton.

  • Nuk eshte e vertete qe po boshatiset Kosova,sepse sipas statistikave ne vitin 1980,dendesia ishte 150,banore/km2,ndersa ne vitin 2014,ishte 210, banore/km2,pra sic shihet rritja e popullsise i detyron qe te largohen per ne vende ku popullsia eshte ne renie dhe ka nevoje per fuqi puntore,gje te cilen nuk e garanton shteti kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *