Çfarë bëjnë çunat e Portokallisë?

Dita

Aktorët e shou-t humoristik “Portokalli” janë parë në… klubet e natës. Pas mbylljes së sezonit në fund të vitit, aktorët e spektaklit, në këtë periudhë kohe marrin gjithmonë pak kohë për të rigjeneruar forcat. Ndaj këto muaj ata janë parë gjithmonë e më shumë në klubet e natës, në dreka e darka me njëri-tjetrin. Në profilet e tyre në Facebook vërtetohet më së miri ky aktivitet ‘klandestin’. Por, për të gjitha ata që mezi presin të rikthehet Portokallia, ka një lajm. Xhemi Shehu do të rikthehet në ekran. Ajo sëbashku me Eneda Tarifën dhe Salsano Rrapin do të prezantojnë këtë sezon të Portokallisë që pritet të nis në muajin Mars. Ndonëse bukuroshja e ekranit në 7 Janar ka sjell në jetë djalin e saj të dytë, Gabriel, nuk i ka lënë pas dore angazhimet e saj profesionale. Ky është një rikthim për Xhemin, duke qenë se në vitin 2006 ajo ka patur një eksperiencë prezantimi në të njëjtin spektakël së bashku me Amarda Toskën.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *