Projekti i bonifikimit dhe i sistemimit të Thumanës u hartua në bashkëpunim me specialistët hungarezë. Të gjitha përllogaritjet e nevojshme u bënë mbi bazën e të dhënave të shërbimit meteorologjik, veçanërisht për ato që kishin të bënin me sasitë vjetore të reshjeve që binin në atë zonë dhe me shpërndarjen e tyre gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Por këto të dhëna nuk ishin të mjaftueshme, sepse para së gjithash, ato nuk ishin shumë-vjeçare dhe për pasojë prej tyre nuk mund të fitohej një informacion i besueshëm plotësisht. Mungesa e vrojtimeve dhe të dhënave shumëvjeçare ishte karakteristike për të gjithë Shqipërinë, sepse shërbimi meteorologjik u krijua vetëm pas luftës, pra ishte një mangësi për shkaqe objektive. Këto mangësi bënë që, pas përfundimit të punimeve për bonifikimin e fushës së Thumanës, të ndodhnin herë pas here shqetësime lidhur me rritjen e nivelit të ujërave në fushë gjatë muajve të vjeshtës së vonë dhe dimrit. Në vjeshtë reshjet ishin të shpeshta. Për të disiplinuar regjimin e lumit të Drojës, ishin ndërtuar argjinaturat në të dy anët e brigjeve të tij. Sipërfaqet e pjerrëta të këtyre argjinaturave, në pjesën më të madhe të vitit, ishin të thata dhe të lira nga ujërat. Kështu që ajo sipërfaqe toke i qe llogaritur ndërmarrjes si tokë buke, e cila planifikohej të mbillej në pranverë me misër. Ajo arrinte në një sipërfaqe të konsiderueshme prej 640 hektarësh. Por ne nuk kishim arritur që ta mbillnim asnjëherë atë tokë, sepse pikërisht në pranverë, kur duhej të mbillej misri, ajo ishte e mbuluar nga niveli i ujit, i cili e kalonte mjaft nivelin e parashikuar. Për këtë arsye atë e quanim “Zona e Vdekur”.
Për të gjitha arsyet e përmendura më lart, këshilli teknik i ndërmarrjes analizoi gjendjen dhe vendosi që t’i drejtohej me një promemorie Drejtorisë së Përgjithshme të NBSh-ve në Ministrinë e Bujqësisë, me anën e së cilës t’i kërkohej që të bëheshin punime plotësuese si edhe të hiqej nga plani sasia e prodhimit të drithërave që parashikoheshin nga ajo zonë. Gjithashtu, një kopje e saj iu dërgua edhe ministrit Peti Shamblli. Kjo promemorie u dërgua në pranverën e vitit 1962. Por kërkesës tonë nuk ju përgjigj askush dhe gjatë gjithë vitit nuk u bë asnjë ndërhyrje.

Dhe e keqja, nga e cila kishim vazhdimisht frikë, ndodhi. Por ajo i kapërceu në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha parashikimet më të këqija. Gjatë muajit Dhjetor ranë aq shumë shira, sa që sasia e ujit të grumbulluar mbi sipërfaqen e tokës arriti nivele alarmante. Në intervalin midis datave 20-25 Dhjetor, niveli i ujit, në të tërë sistemin kullues, të gjithë kanalet kulluese të të tri niveleve si edhe në vetë lumin e Drojës, arriti në pikën maksimale. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, më 25 Dhjetor u hapën edhe portat e hidrocentraleve mbi lumin e Matit, për të shmangur rrezikun e cedimit të digave, dhe në lumin e Matit, përveç ujërave të shumtë të ujëmbledhësit të gjerë natyral të tij, të shtohen edhe ujërat e shkarkuara nga portat e digave. Prurjet e shumëfishuara të Matit e çanë argjinaturën e Matit më 26 dhe 27 Dhjetor dhe ujërat e rrëmbyer të tij vërshuan mbi sipërfaqet e tokave në jug të tij. Kjo bëri që uji të përhapet në tokat e sektorëve të Mamurrasit dhe të Adriatikut. Për fat të mirë, rruga automobilistike, që ishte ndërtuar për të lidhur qendrën e ndërmarrjes me sektorin e Adriatikut, duke qenë një trase e ngritur mbi nivelin e fushës, bëri të mundur që të ndahej zona e përmbytur nga Ishmi dhe Thumana. Pra ajo rrugë shërbente si një argjinaturë e vërtetë dhe ishte pagëzuar me një emër të veçantë “Magadan”.
Gjatë natës së datës 28 Dhjetor, si rezultat i një deti tepër të trazuar, batica e madhe e bllokoi grykëderdhjen e lumit të Drojës, duke shkaktuar fryrjen e saj dhe rritjen e nivelit të ujit, duke rrezikuar kështu edhe çarjet e argjinaturave të të dy brigjeve të saj. Duke u ndodhur përpara një rreziku të tillë, që do të kishte pasoja me të vërtetë shumë të rënda, gjatë dy ditëve, 28 dhe 29 Dhjetor u sollën edhe të burgosurit politikë, të cilët, së bashku edhe me brigadat e punonjësve të sektorëve të ndërmarrjes, në distancë jo shumë larg midis tyre, punuan pa pushim për të hapur kanale anësore në formë delte, për të bërë të mundur shkarkimin e ujërave të Drojës, grykëderdhja e së cilës ishte e bllokuar. Kjo ndërhyrje bëri të mundur çlirimin e Drojës dhe shmangien e rrezikut. Por kjo periudhë qetësimi nuk zgjati shumë.
Aty rreth orës 17 të datës 30 Dhjetor 1962, më në fund ndodhi çarja e argjinaturës së lumit të Drojës dhe uji vërshoi mbi të gjithë fushën. Ai e kaloi edhe rrugën “MAGADAN” dhe arriti nivelin 1 metër mbi trase, kurse në fushë mbi 2 metra. Kjo bëri që ujërat që derdheshin nga Droja të bashkoheshin me ujërat që vinin nga veriu, si pasojë e çarjes së argjinaturës së Matit. U krijua kështu një sipërfaqe prej gati 5000 hektarësh e tëra e mbuluar nga uji, sikur të qe një liqen i vërtetë, por nuk ishte i qetë, sepse ujërat rridhnin në të gjitha drejtimet me vrull, duke marrë përpara mullarë, kapica misri me gjithë kallinj, fuçi të karburanteve, trungje pemësh, materiale të tjera. U përmbytën baraka dhe shtëpi banimi njëkatëshe. Të gjithë banorët u kapën në befasi dhe u detyruan të hipin mbi çatitë e banesave apo edhe mbi pemë. Barinjtë dhe rojet shtinin me armë për të njoftuar për rrezikun dhe nevojën për ndihmë. Mbi 12 mijë kv misër shkoi në det, pa përmendur objektet që u ndodhën në fushën e përmbytur. U dha alarmi dhe të gjithë banorët e Mamurrasit dolën në shesh, të gatshëm për të ndihmuar. Drejtori i ndërmarrjes, Sihat Tozaj, nisi të ndante detyrat, hipur mbi një breg të vogël në shesh, për të gjithë ne punonjësit e drejtorisë. Mua më ngarkoi, që së bashku me Krye/agronomin Veli Kaleshi, të shkonim nëpër të gjithë sektorët për të vlerësuar situatën. Pikërisht në çastin që do të niseshim me makinën e drejtorit, na njoftojnë, se ishte çarë një kanal kullues kryesor, i cili ndodhej ndërmjet lumit të Drojës dhe rrugës “Magadan”, dhe shërbente për të derdhur ujërat në det. Ai kanal i binte qark kompleksit të stallave të derrave. Si rezultat i kësaj çarjeje, ujërat e rrëmbyer të tij vërshuan në brendësi të kompleksit. Në stalla kishte 400 krerë dosa, pjesa më e madhe me gica të vegjël; gjithsej bëheshin rreth 5000 krerë derra.
Ky njoftim na detyroi që të ndryshonim planin e veprimeve. Nëndrejtori i ndërmarrjes, Muhamet Karameto, së bashku me përgjegjësin e sektorit të investimeve, Haxhi Shani, do të merrnin një grup sa më të madh punëtorësh të sektorit të investimeve dhe do të niseshin për në sektorin e Zhejës, ku porsa kishin përfunduar së ndërtuari stallat e reja të derrave. Nuk ishin vendosur akoma bokset, kështu që aty kishte lëndë druri (dërrasa), të cilat, me lejen e Drejtorisë së Kombinatit të Drurit, u autorizuam t’i përdornim sipas nevojave. Sihati, së bashku me Veliun vazhduan rrugën e tyre nëpër sektorët e Ndërmarrjes për të vlerësuar situatën, ndërsa unë, së bashku me një grup prej 15-20 veta dhe me dy makina, u nisëm drejt kompleksit të stallave të derrave që ishte përmbytur. Vazhdonte të binte shi dhe errësira e madhe e natës na pengonin që të ecnim me shpejtësi. Kur arritëm dhe u futëm në fshatin e Mamurrasit të vjetër, në afërsi të shkollës fillore, një grup prej 10-15 grash na kishin bllokuar rrugën dhe kërkonin të ndalonim. Në atë kohë dëgjova një zë të fortë, që me ton urdhërues, u thoshte grave: “Hipni gra”, dhe pastaj m’u kthye mua, duke më thënë prerë: “ti doktor shif punën tate dhe ki kujdes se mos lagesh nga shiu”. Ajo qe lokja, nëna e brigadierit Mëhill Nika. Vazhduam ecjen, por lëviznim shumë ngadalë, sepse uji arrinte deri në parakolpin e kamionit. Atëherë gjetëm një mënyrë tjetër, që vetëm nëpër filmat me aventura mund ta shohësh: unë, së bashku me një person tjetër, u ulëm në të dy anët e parakolpit dhe, duke u mbajtur fort pas hekurit që shoferi i kishte salduar në skajet e tij për bukuri apo për orientim, me këmbët që i kishim të varura dhe në ujë, sa herë që mbi ujë shihnim të pluskonin sende të ndryshme i shtynim ato me këmbë anash. Më në fund arritëm tek kompleksi i derrave.
Në atë sektor ne kishim mungesa në punonjësit e derrave, sepse pjesa më e madhe e banorëve, duke qenë me besim mysliman, refuzonin të punonin tek derrat. Por gjëja më interesante ishte se, e ëma e Mëhillit, që e thërrisnin Loke, shumica e grave që kishte marrë me vete ishin pikërisht myslimane, të veshura në mënyrën karakteristike me dimite (çitjane). Sapo u futëm në stalla të gjithë u përhapën me shpejtësi nëpër bokse. Nxitova t’u them se çfarë duhet të bënin dhe, që nga ai çast, nuk kishte më asnjë nevojë për të dhënë urdhra. Me metilen-blu, të bërë si bojë, i shënonim mbi kurrizin e gicave numrin e dosës që ishte nëna e tyre dhe i çonin në makina. Madje gratë myslimane, e çuditshme, por e vërtetë, arritën deri aty, sa të futnin në çitjanet e tyre gicat e vegjël. Po ashtu u përpoqëm të ngarkoheshin edhe sa më tepër që të qe e mundur gica të shkëputur, aq sa mund të merrnin makinat.
E gjithë kjo punë sfilitëse vazhdoi deri në mëngjesin e datës 31 Dhjetor 1962. Kur zbardhi dita mundëm të shihnim qartë se çfarë përmasash kishte çarja e digës dhe masat e ujit. Dikujt i ra ndërmend të merrte trinat e thurura me listela nga bokset e derrave, të cilat i vendosëm në distanca 20-30 cm larg njëra tjetrës dhe, duke i mbajtur që të mos i merrte uji, shpejtuam t’i mbushim me kashtë, degë pemësh dhe çdo gjë tjetër, në mënyrë që të krijonim një pengesë ku mund të qëndronte balta që hidhej me lopata. Kjo pati sukses dhe u krijua një barrierë, e cila mundi t’i rezistonte rrymës së ujit dhe ta pengonte rrjedhjen e mëtejshme të tij jashtë kanalit. Vetëm në mëngjes mundëm të dallonim se kë kishim pranë njeri tjetrit. Dhe ajo që më befasoi, por që edhe më dha një kënaqësi të veçantë, ishte çasti kur dallova se, jo shumë larg nga unë, qëndronin dhe punonin edhe të dy kolegët e mi, Vasil Tola dhe Resul Demi. Ata ishin specialistë që punonin në sektorë të tjerë dhe askush nuk u bëri thirrje. Nuk ka shembull më të saktë për të kuptuar se ç’është ndjenja e detyrës. Të nesërmen, aty nga mesdita, pasi e kishin përshkuar të gjithë zonën e përmbytur, pranë nesh erdhën për të na takuar Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Krujës, Vasil Mici, i shoqëruar nga Sihati. Bilanci paraprak dhe vlerësimi që u bë aty, midis nesh, qe vërtet shumë i rëndë. Por shqetësimi më i madh qe për fatin e njerëzve. Nga Lezha sollën me urgjencë varka të peshkimit, me të cilat lundrohej nëpër hapësirën e gjerë të mbuluar nga uji, në kërkim të njerëzve të bllokuar. Në atë kohë fluturonte ulët edhe një aeroplan me dy palë krahë, i cili bënte xhiro përmbi fushën e përmbytur. Na thanë se në të fluturonte Kryeministri Mehmet Shehu i cili e ndiqte nga afër situatën në çdo moment.










Ishin kohe te tjera atehere, ishte koha e XHAXHIT,, kur derrit i thoje dajo.Ku te punon sot kryetari i bashkise eshte kapo, nuk kap gje me dore, eshte zoteri, kurse ne kohen e ENVERIT duhet te jipje shembullin personal, te ishe i pari ne sakrkfica dhe i fundit ne pretendime kurse sot ndoth e kunderta, te paretne pretendime dhe asnjecik pune.Dhe ato kanale e stalla qe ishin u fshine nga faqia e dheut pasi ato ishin komuniste.Mjer ky popull qe vuan .qe vajti ne nivelin zero po ata qe jane lart nuk lagen kurre, jane gjithmone kaluar.
Artikullshkruasi pikerisht tregon se edhe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, ne vitet me te mira te tij kur VIDHTE dhe MILTE si i papare bolsheviket e Kremlinit me finte prej pederasti, pra pikerisht ne keto vite te “Arta” te Diktatures gjakatare komuniste te ANTIKRISHTIT Enver Hoxha, Zoti e ndeshkoi me nje permbytje akoma me te madhe se ajo e trefishte e Saliut dhe kjo qe po shohim tani e Edvinit.
Prandaj mos u ngut me levdata debile dhe te parakohshme per Enver Hoxhen qe eshte fajtori kryesor i asaj qe po vuan Vatani sot e 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, sepse o fanatik enveristi edhe ky shkrim i thjeshte ne DITA tregon vetvetiu se:
ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES KUSARE DHE VRASTARE E ENVERIT
Fajin e ka jot eme, qe sa here shkonte me sigurimsin e lagjes, te thoshte ty me krenari, se partija me nderoi sot.
30 vjet ka qe ka vdekur ai qe ju shkerdh..u dhe akoma sja harroni nderin, qe ju ka bere.
Ne 30 vjet, vende na me te prapambeturat ne bote, dolen si lidere ne ekonomine boterore, kurse ti nastralesh, akoma te bie ndermend per spermen e emershuarit.
Kush je ti zoti Sorge?
Mos Tajvani ka qene pseudonimi jot?
Shyqyr qe ne kohen tende, ska qene interneti, se do te kishe vdekur si spiun bythpalare.
degjo ti pejkamber qe vete pjerdh dhe vete mban ere .
zoteria qe ka bere shkrimin eshte modest dhe per mendimin tim duhet te jete inxhinjer hidroteknik ose agronom ,por shume i zoti .
ai tregon eksperiencen e tij dhe luften titanike qe eshte bere si nga te burgosurit qe sic rendom e permend “horri ” por dhe nga mbare populli
enveri ishte diktator dhe ka bere dhe gabime por ai nuk vriste popullin por ata me te cilet punonte qe te trembte popullin por edhe ti kamber e ke duartrokitur enverin .
enveri shqiperine e mori si vend feudal ,dhe ka bere aq shume sa asnje perpara tij dhe mbas tij kurre nuk mund ti beje .
koha qe kaloi prej 1990 ,pra per nje cerek shekulli n atregoi se enveri e ka njohur mentalitetin e ketij populli ,por me habit fakti qe te ka lene ty gjalle dhe nuk ta ka q..re te teme .
palaco dhe harremsez ,kukeshkale dhe spiun qe te ka perdorur diktatura .
Kam qënë fëmijë dhe më kujtohet që katet e para në Lezhë ishin të mbuluara dhe fqinjët ishin ngjitur në katin e dytë. Babai im me cizme që pastaj vazhdonte veshja deri në qafë, organizonin punën në shërbim të qytetarëve, me një varkë që shëtiste nga ndërtesa në ndërtesë, njerëzit merrnin ushqimet e nevojshme. Mos harroni, punonjësit e shtetit ishin në plan të parë, solidariteti shumë i madh, tani mos e kërko këtë gjë se sistemi që votuam pas 1990-ës nuk e ka për detyrë të ndihmojë, secili për vehte e shteti s’mund të jetë për të gjithë…është zoti për të gjithë thonë, por zoti të ndihmon po ndihmove vehten.
QEVERITE SHQYPTARE DUHET TE HARXHOJNE LEKAT E POPULLIT JO PER TE FESTUAR SI NJE FIS KOMUNISTESH “ZULU” 29 NENTORIN E ZI JUGOSLLAV, POR PER TE PARANDALUAR NDESHKIMIN E ZOTIT.
Pse ne Hollande nuk ndodhin permbytje, nderkohe qe ne Shqypni jane bere te pervitshme si nje film horror me seri i Hollivudit? Pergjigja eshte e qarte se asnje qeveri komuniste keto 70 vjet, pasi Enver Hoxha mbolli MURTAJEN bolshevike me 29 nentor te 1944 ne vendin tone nuk ka menduar me pragmatizem dhe pa propagande te felliqur mashtruese per fatin e fermerit mjeran shqyptar ne luften e tij per mbijetese. Kjo situate eshte bere akoma me tragjike duke shikuar ndertimet pa leje me vend dhe pa vend dhe nuk ka si te pritet nje rezultat tjeter pervecse si nje ndeshkim i merituar i Zotit per fat te keq. Sali Berisha qe hidhte qindra miliona badiava ne projekte debile duke i quajtur me emera bombastike si RRUGA E KOMBIT me shume per te vjedhur fonde publike sesa per te ndertuar permbyti disa here Shkodren dhe Lezhen nga injoranca teknike e ne menaxhimin e kaskadave te Drinit dhe lakmia per te fituar LEKA ne kurriz te riskut maksimal dhe ja doli paq, sepse qeveria e Edi Rames dhe e Like Floririt (aleati i Saliut dhe fajtori kryesor per permbytjet e Drinit) e lane te livadhise me nje liri te habitshme pandeshkushmerie. Kush eshte fajtori? Ne Drejtesine Boterore ka nje rregull:
FAJTORI PER KRIMIN E PERSERITUR NUK ESHTE AI QE GABON, POR AI QE NUK NDESHKON.
Pikerisht kete postulate te Drejtesise Boterore po i kujton Zoti Rilindjes Socialiste dhe BOSIT te saj Edi Rama, qe bashke me Liken festuan si te marre 29 nentorin e ZI jugosllav shoqeruar me vajtime komuniste dhe homazhe me fotografine e enverit ne dore, duke hedhur badiava nga ana tjeter me mendjelehtesi aventurieresh LEKAT e buxhetit dhe tani kane mbetur me gisht ne goje duke fajesuar Saliun kur kane dy vjet ne pushtet. Prandaj edhe pyetje llogjike qe duhet t’i bejme Edvinit sot eshte:
SA VJET AKOMA DUHET TE PRESIN SHQYPTARET QE TE MOS PERMBYTEN NGA “NDESHKIMI I ZOTIT” PAK A SHUME ASHTU SIC JETOJNE TE QETE DHE TE PATRAZUAR HOLLANDEZET POSHTE NIVELIT TE DETIT PER SHEKUJ ME RADHE?
Respekt per punen e atij brezi te humbur qe nuk moren nga jeta asgje dhe “demokracia” i hodhi ne koshin e plehrave. Shume nuk kishin as tesera partie dhe as nuk ishin flaktare te socializmit por kishin edukaten e punes. Kjo ishte pasuria e vetme qe na lane por qe ne po e perbuzim dhe po e humbasim. Cfare do tju leme ne trashegimi femijeve tane ? Ne kemi me shume leke dhe prona por jemi me te varfer se ata.
VR !!! @/@/@ O trimi Qemal Poçi ? Po ju afrohesh të nëntëdhjetave dhe si çun i ri ke mbetur. Më pëlqeu shumë kjo histori prekëse solidariteti e humanizmi. Por dije ama,ajo skena ku plakat futën gicat e gjorë në çitjane është më e forta dhe e keqja është se nuk i tregove gruas që kishe kontrolluar çitjanet e grave! Prandaj të zbriti dhe Lokja nga makina ,- për kodoshllëkun e kontrollit të çitjaneve! Ha ha ha ha…! I ke merituar plotësisht ato medaljet e arit që të kanë dhënë në Leningrad ata profesorët me famë botërore të veterinari-toksikologjisë. Kot nuk qëndrove pedagog kur të thanë. Nuk do të kishe bërë zarare në çitjanet e grave po të kishe qëndruar atje! Ha ha ha…! Shkrimin e kishe të bukur dhe me ndjenja të larta njerëzore? E ke prishur pak me “kontrollin e çitjaneve” por,fundja djalë i bukur dhe dy metra i gjatë ishe,të lejohej! Ha ha ha..! Përqafime!
Ajo kohe nuk vjen me ,ishte koha kur vete populli i kishte ne dore fatin e prones te punes,natyrisht atje ku ishte i caktuar te punonte .Shume nga keta personazhe dhe vet artikullshkruesin i kam njohur.Asnje mburrje e rrene nuk ka jane te verteta,po kohet ndryshuan e per cudi edhe morali,ata heronjte i quajne budallenj,komuniste ,e plote fjale te renda u thuhen,kurse sot jane patriote qafederrat ,hajdutet ,sekseret e tafikantet e suksesshem..Ato vlera ska as pejgamber e as krisht qe ti mohoje pamvaresisht sistemit diktatorial,Sot ne mutokraci te lene te vdesesh ne rruge as syte nuk ti hedh njeri jo me te vene te shpetojne derrat Sicili per vehte ,zoti per te gjithe ,,,,,ne paste ,,,,!
O trimi Qemal Poçi ? Po ju afrohesh të nëntëdhjetave dhe si çun i ri ke mbetur. Më pëlqeu shumë kjo histori prekëse solidariteti e humanizmi. Por dije ama,ajo skena ku plakat futën gicat e gjorë në çitjane është më e forta dhe e keqja është se nuk i tregove gruas që kishe kontrolluar çitjanet e grave! Prandaj të zbriti dhe Lokja nga makina ,- për kodoshllëkun e kontrollit të çitjaneve! Ha ha ha ha…! I ke merituar plotësisht ato medaljet e arit që të kanë dhënë në Leningrad ata profesorët me famë botërore të veterinari-toksikologjisë. Kot nuk qëndrove pedagog kur të thanë. Nuk do të kishe bërë zarare në çitjanet e grave po të kishe qëndruar atje! Ha ha ha…! Shkrimin e kishe të bukur dhe me ndjenja të larta njerëzore? E ke prishur pak me “kontrollin e çitjaneve” por,fundja djalë i bukur dhe dy metra i gjatë ishe,të lejohej! Ha ha ha..! Përqafime!
Eshte e kote te mburesh me sistemin e diktatures,qe per t’a zbukuruar i themi socialist !Ne historine e njerezimit njihen per bukuri veprat hidrike qe kane kryer ,faraonet e Egjyptit,perandoret e Romes,mbreterit e Babilonise e Persise,Perandoret e Kines etj.etj
-Ata nuk kishin sistem politik SOCIAL(IST),por diktatorial,skllaverues tipike per kohen kur u zhvilluan,po keshtu mund te themi edhe per sistemin sociaist (skllaverues modern)per kohen kur u zhvillua ne vendin tone.U bene vepra bonifikuese me punen skllaveruese te nje populli te tere skllav,pa goje,pa dinjitet,i trembur deri ne kufijte e mbijeteses.Me te drejte dikush nga komentuesit permend veprat madheshtore hidrike te Hollandes,qe i kane rezistuar kohes pre mese nje shekulli,-po, ai popull ka te drejte te mburet me veprat e tij,qe jane bere model frymezimi edhe per popuj te tjere edhe sot e kesaj dite.Eshte e dhimbshme por e vertete qe, nuk mund t’i kerkosh e as te presesh prej skllavit,dinjitet dhe humanizem per te vetmen arsye,se ka pranuar me perulesi te qenit skllav,prandaj degjojme rendom ne vendin tone te dashur,te kujtohet me nostalgji koha e skllaverise “sociale”.Liria qe gezon individi ka kosto teper te larte e duhet te besh sakrifica per ta merituar e ruajtur,shumica deshiron qetesine dhe kerkon te beje sa me pak sakrifica qe te jete e mundur.
Taku ,kapteri perseri do te heshti ne argumentat e tua te pa kundershtuara ,
Kapteri ka nostalxhine e kohes se kapterizmit ,kur thriste….
Ne vend numuro nje di nje di,nderimi majtas ,nderimi djathtas… qetsohu.
Po e kalojme kohen bukur me kete pjese te dores se dite te ketij populli.
Ore,poet,nga shkrimtare dhe nasradumus u bere pejngamer more arvizu?!!
Po,ti mendrue njimij nikname ti je ai mut i qelber antikomunist dhe antikrisht i flliqur,si gjithmon.Enver Hoxha,a i mashtronte apo shantazhonte bolsheviket kjo nuk don te thot se AI NJERI NUK ISHTE I MADH SA KORABI,Por perkundrazi i madh sa tomori apo dhe sa krjet majat e larrta shqiptare.Kurse ti ke ngel nji moracak,dhe nji perbindesh xhuxh,dhe asnjeri nuk je.PO ENVERI TE GJITHVE JUA;FUTI JUGOSLLAVET TE PARET;RUSET TE DYTET;TE TRETET KINEZET,pra ai kur e shifte se punoin kunder shtetit dhe popullit shqiptar,jua vinte kufinin te thana,nuk pyt sesa te fort apo te medhej ishin ruset,kinezet apo jugot.Haj nasradin leshi,haj se populli e din shum mir kush ishte enveri,dhe kush jeni ju te sali serbit,dhe baballarve tuaj tradhtar te kombit,ballistozogistat bashkepuntor te udbes-dhe te cias.esfalis dhe gjith llumit te sherbimeve te huja.
Nuk me dukesh sikur je nga Mali i Sharrit te Tetoves, sepse shqyptaret e Maqedonise nuk e kane harruar masakren e Tivarit, kur Enver Hoxha ne bashkepunim me Rankovicin e Titos i prene ne bese shqyptaret e Kosoves dhe Maqedonise me nje pabesi te papare deri atehere. Prandaj mos u hiq si enverist nga Brima e Miut ku je futur ne Perendim, por hajde bujrum ne Shqypnine Enveriste qe te takohesh LIVE me pinjollet qe la pas Partia e Punes me urdher direkt nga Enveri Yt dhe i pari ne Liste qendron Sekretari i Partise, komunisti Sali berisha qe ti e shan kaq shume dhe kerkon t’ja ngjitesh te tjereve si nje MUT pas kepuce. Pas tij mund te takosh edhe Fatos Nanon, por mos harro te marresh nga Gjermania apo Zvicra Kapitaliste ku je futur ne Brimen e Miut nje shishe me uiski firmato se komunisi Fatos Nano ndryshe nuk te pranon ne audience. Te tretin enverist si pinjoll i devotshem i Partise se Punes mund te takosh edhe Kryetarin Famoz te Kuvendit, Like Floririn dhe ta pyesesh si u be kaq i pasur si nje Rokfeler prej amerike pa punuar fare, ose duke punuar vetem me tefterin e tij famoz? Qe te mos t’i mbetet hateri mund te takosh edhe Piktorin tone Kryeminister si Robin Hudi i Mesjetes dhe ta pyesesh:
CFARE BERI ME TAKSEN FAMOZE ENVERISTE PROGRESIVE?
ne nje kohe qe ka ndertuar vilat e tij famoze ne kerrthize te Dajtit me 3000 eur te ardhura ne vit te deklaruara nga ai vete vullnetarisht, kur ka lene miletin te permbytet dhe mbytet ne meshire te fatit dhe ne dore te Zotit?
Shqiptar i Sharrit! Je i madh dhe i nderuar per komentet reale. Te falenderoj sinqerisht, se deri tani me lodhen keta morracaket, duke lexuar pacavuret e tyre. Pervec sharjeve e fyerjeve per historine, asgje nuk thone! Le te vazhdojne ne te tyren, nuk ke cfare tu besh, aq e kane shikimin… Meshira eshte maksimumi qe mund tregohet ndaj mendjeve te tilla…Fakt eshte se keta nuk jane te pakte…, dhe ketu duhet kerkuar prapambetja e kombit tone ne tere hapsiren e tij gjeografike.
Faleminderit edhe nje here tjeter, shqiptar sharri! Shendet e paqe ne jeten tuaj
O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI
KUSH TE KA QIT ME KRYE N’HI?
ENVER HOXHA ME PLOTE TRADHETI
PER TE FITUE LEKA ME SHUM BABEZI
PER ME I BO SHQYPTARET SI BAGETI
Pejgamberi ja fut kot/ nuk ke ç’pret nga një idiot/ truri tij aq mund të thot’/ ç’thotë sot e ke dhe mot! Trylylyyyyyy…yyy
Duhet të kini qënë pilot helikopteri ju z. Qemal. I kini parë përmbytjet nga lart prandaj. Përshëndetje!
Sikur te mos kishim pasur paranojen ideologjike enveriste ndoshta do te na kishin ndihmuar me teper e me mire keshillat e eksperteve hollandeze “imperialiste, armiq” qe kane nje tradite te suksesshme ne administrin e tokave nen nivelin e detit nepermjet nje sistemi te perkryer digash.
Sot per sot nuk i kemi mendte per te bere gjera te tilla per te miren e vendit se politikanet e kane mendjen si te mbushin xhepat sa me shpejt perpara se te lene kolltuqet.
Z. Qemal Poçi ka qënë tërë jetën toksikolog dhe inxhinier toksikologjie. Eshtë vëllai i gjeneral Dilaver Poçit dënuar në 74-ën. Kryesorja,është njeri mjaft human,intelektual klasi dhe ka shkruar disa libra. Ka mbaruar në Leningrad e Moskë me medalje ari. Vazhdon të lexojë e të shkruajë intensivisht megjithëse ka kaluar moshën e çunit të madh! Êshtë kavalier i pashoq dhe shumë zëmërgjërë. Në një mendje me komentet e “shqiptar sharri” dhe “fraza”! Nderime!
Leningradi eshte nje fjale turpi ne Rusine Bolshevike te Putinit sot o gjenerali i Ushtrise se Vdekur Pellumb Zaimi qe te ka mbetur ora ne Kohen e Qepes te Partise se Punes. Sot quhet Sankt Peterburg per nder te themeluesit te ketij qyteti qe ishte Pjetri i Madh, Cari i pare i Rusise, i cili i veshur tebtil si tregetar shkoi ne Hollande per te mesuar nga ky shtet nen nivelin e detit te fshehtat e teknollogjise dhe perparimit inxhinierik dhe ky Car e beri Rusine feudale ne nje vend me fuqi te madhe industriale sidomos ne ndertimin e anijeve dhe te flotes ushtarake aq saqe me vone inxhinieri gjerman Diesel zgjodhi ne kete qytet te larget per te provuar motoret e tij me nafte ne industrine e tekstilit. Prandaj le te shkoje ne Hollande edhe Kryeministri shqyptar Edi Rama i veshur tebtil si Pjetri i Madh i Rusise qe te mesoje LIVE te fshehtat e ndertimit te digave dhe rezeruareve per te evituar permbtjet nga zemerimi i Zotit qe te shpetoje shqyptaret nga kjo e keqe e madhe, e cila po perseritet si gripi i derrit. Por per te arritur kete gje nuk duhet te hedhe LEKAT badiava duke festuar 29 nentorin e zi jugosllav dhe duke dekoruar kriminelet e Enverit me medalje trimerie sic beri para do kohe me Vito Kapon, sepse ndryshe edhe Zoti ne Qiell nuk te ndihmon dot me.
GAZETA DITA ME “KRONIKA” GJYSMAKE
Ne perpjekje per te “natyralizuar” katastrofen dhe permbytjen , qe per hir te se vertetes jane fenomene natyrore , me synim “zbutjen” e pergjegjesise se qeverise , Gazeta Dita , na sjell kronika te 1962-1963-shit , si gjysem te verteta .
Ajo qe ka ndodh ne 1962 , kur Shqiperia ishte ende duke u ndertuar , dhe kur kuadrot e shkolluar sapo kishin mbaruar fakultetet jashte vendit (Univrsiteti shteteror u themelua ne 1965) , e ben paralelizem me ditet e sotme !
E keshtu , duke u nisur nga keto pasaktesi , fillojne e lehin Pejgamberet , Nastradinet , Arvizute etjetj. lloj e lloj soj qeni , me mashtrimin e madh se gjeten “argumente” !
Kjo “kronike e pergjysmuar” , perfaqeson nje moment historik ne Shqiperi , kur akoma nuk ishte mbyllur kooperativizimi dhe ngastrat ishin ende te fshatareve ! Gazeta nuk na sqaron se si kjo bujqesi u be nga me modernet ne bote ! Se si u shmangen per 30 vjetet e ardheshme fenomene te tilla ! Madje edhe pas 1992 , nga ajo pune , u ruajt edhe per shume vjet te tjere Shqiperia ! Ndonje mundet te harroje , por Instituti i Larte Bujqesor , i eshte njohur diploma ne te gjitha vendet e botes deri ne 1997 kur bandat e PD-se , pejgamberet me shoke dogjen Universitetin dhe Biblioteken !
Thojeni troç te verteten ! Se edhe po genjyet ose me gjysem te vertetat , vetem veten tuaj demtoni ! Une dhe shume te tjere shqiptare si une , nuk do t’i leme femijet apo te rinjte viktima temashtrimit dhe gjysem te vertetave lidhur me vendin e tyre Shqiperine !
Kur u mbyll kooperativizimi komunist filluan bunkeret dhe tollonat dhe Enver Dulla falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin sic duket me poshte ne kete video origjinale:
https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM
Prandaj pse akuzon gazeten DITA per ate qe shikohet me sy dhe degjohet me veshe ashiqare nga te gjithe?
Lleshi ? Në këndvështrimin që e shihni ju kini të drejtë. Por po të njihni Qemalin nga afër do të kuptoni se nuk e bën për të lehtësuar a zbutur përgjegjësinë e askujt! Eshtë përkitje fare rastësore. Madje po ma tregonte se kishte ndërmend të shkruante për përmbytjen qysh ditet e para kur ndodhi sepse kishte ca ngjarje të vjetra me këtë temë. Për performancën e qeverisë së Ramës dakord me të gjitha opsionet tuaja vijuese! Nderime!
Dulla, qe kur e mori ne dorezim popullin, me numur si bageti filloi edhe trajtimin per “majmeri”,kuptohet jo me te ngrena e te pira,por me sllogane, literature ideologjike,propagande dull-hoxhiste MJERGULLUESE, por ne kohen e lire perdorte edhe hurrin e litarin,sidomos per shqerkat e kecat.Gjate kesaj periudhe,qe zgjati 45 vjet,por qe u perjetua si per 450 vjet,tere bagetia e TRASHE,qe mbareshtohej nen ate trajtim,pesuan nje si bicim mutacioni,-ne vendin ku me pare qendronte truri,tani ishte zevendesuar me zorren e trashe,ndersa truri kish vajtur ne bythe,ne vendin e syve,ishin koqet e syte kishin zbritur poshte ne vendin e koqeve,ne vendin e zemres ishte nje qese me gazra Co2,qe me pare quheshin pordhe,kurse zemra kish zevendesuar qsen e shurres.Kur dullen e mori RAXHIMI,si per cudi u zhduk edhe mjergulla dhe atehere frymoret po shifnin njeri tjetrin qarte e me kersheri e habi te madhe,e po i thoshin njeri tjetrit per ndryshimet qe kishin pesuar,-ore shok,ti sikur i kishe syte poshte ballit me pare, sic i kam une tani,pra ku i ke syte?-Ja, ku i kam ju pergjigj shoku,ketu poshte ku mi montoi komandant dulla,-po koka pse te vjen nje si bicim arome muti, shok ?-Degjo,ne frymoret komuniste kemi patur trajtim te vecante alla-dulliane quhej,e ushqimi i tepert e i gatshem nuk shkonte poshte por vinte direkt ne koke,d.m.th.truri qe s’na hynte me ne pune me ndryshimin e sforcuar,vajti ne bythe,ndersa muti ne koke,nga trembja e madhe qe patem ne fillim pordhet na vajten ne zemer,e keshtu ne te mbiquajturit komuniste pesuam ndryshime dhe jemi shume te kenaqur,-shok,po bej operacion plastik e beju si ne te tjeret ?-joo !-bile po vajtojme qe nuk e kemi midis nesh dullen e madherishem qe te na shikonte se sa pune te shkelqier ka bere ,e sa besnike jemi ne !
Lleshi ? Në këndvështrimin që e shihni ju kini të drejtë. Por po të njihni Qemalin nga afër do të kuptoni se nuk e bën për të lehtësuar a zbutur përgjegjësinë e askujt! Eshtë përkitje fare rastësore. Madje po ma tregonte se kishte ndërmend të shkruante për përmbytjen qysh ditet e para kur ndodhi sepse kishte ca ngjarje të vjetra me këtë temë. Për performancën e qeverisë së Ramës dakord me të gjitha opsionet tuaja vijuese! Nderime!