Çorba e djeshme është thartuar

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Në të vërtete është një fatkeqësi e madhe natyrore dhe qeveria është e para që merr masa për të përballuar këtë. Dallimi i të sotmes më të djeshmen ndryshon shumë. Kur nuk ke qenë i zoti për dje, çfarë kërkon sot? Kërkojnë të përbaltin punën e mirë dhe duan të duken se vetë kanë bërë namin për punë gjoja të mira. Çorba e djeshme është thartuar o Lule, nuk hahet më. Nuk ta pranon njeri sepse i le veriorët 2-3 muaj në ujë dhe nuk i shpërbleve për dëmet. Sot po nuk ndihmove, lëre qeverinë të punojë dhe mos u mundo me zgafellat e tua të përhapësh panik.

Në vend të shpëtoni kokën, bëni politikë, dhe kjo nuk falet. Kjo është politikë banale me popullin o zotërinj opozitarë, kështu nuk vazhdohet, prandaj shkoni në veri, shlyeni të dëmtuarit dhe pastaj kërkoni llogari për fatkeqësitë e sotme. Por për politikanët e paska shkruajtur Zoti që ta kenë ngrënë turpin me bukë, njerëz pa moral dhe populli nuk ka nevojë për ju. Duhet një erë e re të ndryshojë e të pastrojë ndyrësirat që rëndojnë mbi jetën e popullit. Koha do të sjellë “lule” të reja dhe mendësi udhëheqësi të kalibrit europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *