Mjekët: Shpëtim Gjika do të qëndrojë edhe 72 orë në spital

Dita

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, do të qëndrojë edhe 72 orë të tjera në reanimacion. Këtë e bën të ditur Mjeku Kardiolog i një prej spitaleve private në Tiranë, Bekim Jata, i cili deklaron se gjendja e tij është e stabilizuar, por ndodhet në terapi intensive.

Mjeku thotë se në orët në vijim do të vendoset nëse do të jetë e nevojshme kryerja e një koronarografie. Sipas mjekëve nuk është e këshillueshme që Gjika të lërë spitalin në këto kushte.

“Pacienti, ka pasur të njëjtat shqetësime gjatë natës si dhe paradite, kur është dërguar pranë qendrës sonë. Gjendja e tij është stabël. Parametrat e tjera duken brenda normës  dhe nga analizat kemi ndryshime kryesisht të enzimave kardiake. Pas 24 orëve do të përcaktohet për intervenimin e tij, ndoshta deri tek koronarografia.  Minimumi, 72 orë ai do të survejohet dhe më pas do të vendoset për kryerjen e koronarografisë. Ka disa faktorë që duhen pasur parasysh tek sëmundjet ishemike, e ëma e tij ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Ai duhet ndjekur në reanimacion. Me terapinë intensive, gjendja e tij për momentin është e qetësuar. Kriza mund t’i jetë shkaktuar nga stresi i shtuar”, thotë mjeku.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, u transportua paraditen e sotme nga Spitali Rajonal i Vlorës fillimisht drejt Spitalit të Burgut të Tiranës dhe më pas ai është transferuar në një spital privat për një trajtim më të specializuar.

Share This Article
1 Comment
  • Pas 72 oreve na rraportoni qe Shpetimi u kthye ne biruc…e psaka kapur tensioni sa i kan vendos hekurat hajdutit….ne qeli maskarajn se vetem keshtu disiplinohet ky milet, eshte mesuar mustaqe miu duke flet ne dyshek me € ta provoj erresiren dhe temperaturen minus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *