E premtja e Ramadanit

Dita

Ramadan Troci do të jetë sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pasi firma e tij si prokuror qëndron edhe në arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Më parë, ose më saktë 5 muaj më parë, ai dërgoi në qeli edhe guvernatorin e atëhershëm të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe kryeinspektoren Elivar Golemi.

Edhe më 5 shtator 2014 u zgjodh sërish një ditë e premte për të bërë një ndër arrestimet më të bujshme në historinë e Shqipërisë. Dy ditë më parë, sërish në një ditë të premte, me firmën e Trocit dhe miratimin e gjykatës, është dërguar në qeli edhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Vetë Troci u transferua pak javë më parë nga Tirana në Vlorë.

Qytetarët vlonjatë në rrjetet sociale kanë nisur të ngrenë pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një prokuror trim apo me një prokuror që merr urdhra? Në historinë e Trocit, përveç dy arrestimeve të bujshme, qëndron dhe dosja e 21 janarit, që për hir të së vërtetës dështoi në mënyrë spektakolare

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *