Kush ishte Grigor Gjirokastriti?

redaktor

I nderuar lexues! Grigor Gjirokastriti ishte lëvrues i gjuhës shqipe nga Gjirokastra. Deri në prill 1821 ishte kryepeshkop i Eubesë. Gjatë vitit 1823 redaktoi për shtyp dorëshkrimin e ungjillit të Mateut, përkthyer nga V.Meksi. Bëri redaktimin e dorëshkrimit të plotë të Meksit dhe u kujdes për gjithë punën në shtyp për Dhjatën e re. Në shtator 1827 u emërua kryepeshkop i Athinës. Vdiq në fillim të vitit 1828. Sipas disa të dhënave, Grigor Gjirokastriti përktheu shqip edhe shtatë broshura fetare, dy prej të cilave u shtypën në Korfuz më 1824. Me njohjen e mirë të shqipes dhe me aftësitë letrare që kishte, u përpoq për një gjuhë të qartë e të kuptueshme. Është redaktori dhe korrektori letrar i parë shqiptar që njihet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *