Letër e nënshkruar
Xhevdet Cora
Përshëndetje DITA. Zor se ngeli kush pa i parë në TV tre sarahoshët, vlerësues të dëmeve të të përmbyturve atje në Mifol. Me gjuhën e trashur, me këmbët që s’ju bindeshin nga pija, ankoheshin se vdiqën nga uria. Fshatarëve ju mbytën pulat të shkretëve, që t’i këpusnin kokën ndonjërës, e t’i nginjnin këta farë punëtorësh! Pëllumb Kulla, nëse i ka parë ato pamje me siguri do na jepte një komedi nga ato që krijon vetëm ai. Ky lloj nëpunësi nuk është i njërës palë, ai është modeli i nëpunësit të këtyre 25 vjetëve. Ata s’janë të vetëm, të tillë i kemi parë kryetarë komunash, policë rendi, trafiku e bashkie, inspektor tatimor e doganier. Me këta ne përballemi çdo ditë. Burri edhe do pijë ndonjë gotë kur ka ndonjë rast, në familje a lokal, nëse ka gëzim apo ndonjë sukses në punë. Po këta mbase e kishin nga hidhërimi. Epo në atë mjedis, në ato rrethana, në s’ndihmon dot, të paktën të çosh një pikë lot.
