Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Është e pafalshme kjo “tolerancë” e kësaj mazhorance dërrmuese me kriminelët e regjimit para 23 qershorit. Është i pafalshëm ky qëndrim përballë një arrogance antishqiptare nga deputetë ordinerë që duhet të ishin në burg për krime të rënda në qeverisjen e kaluar.
Berisha, ky vrasës, për shkak të tolerancës së mazhorancës, jo vetëm që nuk ndodhet në vendin e duhur, por ai ka rimarrë revanshin e zakonshëm. Ai e nuhat shumë mirë paaftësinë e mazhorancës ndaj tij dhe ka arritur të paralizojë punën normale të një Kuvendi demokratik.
