Shqipëria po përjeton ditë të pazakonta ku uji në hidrocentrale po derdhet jashtë turbinave, KESH po shet me çmime minimale ndërkohë që vendi harxhon miliona euro për të importuar energji.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk arriti të shesë të gjithë energjinë e tepërt të prodhuar në Drin dhe hapi portat e shkarkimit ndërkohë që çmimi i shitjes së energjisë për tregtarët nga KESH ra deri në çmimin minimal prej 10.75 eurosh për MWhNdërkohë, shkarkimet totale të ujit në liqenin e Vaut të Dejës u rritën gjatë ditës së sotme në 1,019 metra kub ujë për sekondë duke shtuar rrezikun për përmbytjen e zonës fushore përgjatë lumit Buna, raporton BIRN.
Shtrati i Bunës ka një kapacitet maksimal shkarkimi prej 1500 metra kub ujë për sekondë, por faktorë të ndryshëm si drejtmi i erës apo i dallgëve mund të ndikojnë në uljen e kapacitetit shkarkues të lumit më të gjerë në Shqipëri.
Hidrocentralet e Drinit nuk po shfrytëzohen në kapacitetin e tyre maksimal për shkak të mungesës së tregut të gatshëm për të thithur të gjithë energjinë. Në total nga të tre hidrocentralet e Drinit po derdhen 1,500 metra kub ujë për sekondë.
Ndërsa hidrocentralet janë përplot, KESH është përballur edhe me mungesën e kapacitetit ndërkufitar të transmetimit të disponueshëm nga tregtarët e energjisë, gjë që ka sjellë mungesë tregu dhe rënie drastike të çmimeve të shitjes.
KESH pati ofruar për shitje 61 mijë MWh ndërsa kompanitë u shprehën të gatshme të blinin më pak se 26 mijë MWh. Në tender dolën fituese tri kompani të cilat morën 15 kontrata. Por ajo që bie në sy është që blerja e energjisë nga kompanitë private është përqendruar në fasha orare të pazakonta për Shqipërinë. Disa nga kontratat janë për shitje energjie nga ora 12 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit ndërsa disa të tjera janë për orën 6 me 7 të mëngjesit përgjatë dy javëve të ardhshme.
Në total këto kontrata do t’i japin KESH 370 mijë euro me çmim mesatar shitjeje prej 14.39 eurosh për MWh.
Ekspertë të pyetur nga BIRN thanë në kushtet e konfidencialitetit se shkaku i eksporteve në këtë mënyrë lidhet me mungesën e kapacitetit ndërkufitar të transmetimit të disponuar nga kompanitë tregtare.
Shqipëria gjendet kështu në mënyrë të përsëritur në një situatë ku detyrohet të derdhë ujë pa prodhuar energji apo të shesë energji me çmim minimal ndërkohë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes aktualisht importon çdo ditë mbi 300 mijë euro energji të paguar me çmimin 57 euro për MWh, ose disa herë më shtrenjtë nga çmimi me të cilin KESH po e shet.
Më 2 shkurt, KESH shiti energji me 38.5 euro për MWh ndërsa më 5 shkurt, shiti një sasi energjie për orët e natës me çmim prej vetëm 19 eurosh për MWh.

IDIOTESI SHQIPTARE
ORE, NEVE KUR DO NA ULET CMIMI, PO KUJT PO I PLAS PER KESH E PER LESH.
O Arben, ti je beni apo Ristani arben, qe vetem mbrqpsht dini te flisni.
Kjo ishte arsyeja pse kryetari juaj anulloi linjen e interkonjeksionit me Kosoven, qe te mos eksportohej energjia e prodhuar dhe ne te njejten kohe te blihej shtrenjte. Ju e partia juaj jeni fatkeqesia e ketij vendi.
ORE PO DO ULET CMIMI QE PAGUAJ UNE NE FATURE,
RROFSH QE MA THE SE NUK E DIJA.
C’I KE KETO MUHABETE.
po keshtu e kane vjedhure historikishte shqiperin dhe keshti po vidhete pameshirshmerishte dhe tani me ne krye injorantine PAJTIMEE BELLO QE KUR ISHTE PD NE PUSHTETE THOSHTE QE ESHTE SHTRENJTE KORENTI SE BLIHETE LIRE KENI EMISIONIN TE SAKTE KURSE SOTE NUK U NDIET PERE RITJENE E CMIMITE KJO ESHTE POSHTERSI DHE INJORANCI POSHTE KETA TE POSHTERE SHERBETORE TE ANTISHQIPTARIZMITE DHE INOANES DHE INJORANTE TE DEVOTSHEME PERE SHKATRIMINE E SHQIPERISA DHE VRASES GJAKFTOHTE TE FUKARENJVE SHQIPTARE QE JETOJNE ME 200 EURO NE MUAJE
Ai qe qan cdo dite per kete vend e di mire pse e la pa bere linjen e interkonjeksionitShqiperi -Kosove , prej kesaj mungese humbim shume volute edhe ne edhe Kosova, A ka dhene ndonjehere llogari per kete ,?Ky eshte emer harruari Sali ,,,, !
Kjo duket si nje menyre e bukur per te vjedhur e veshur me petkun e kuq te ridhjerjes dhe cuditerisht behet kaq haptaz duke treguar se ketu ka pjerdhur shejtani dhe adminsitrata eshte kthyer ne grabitqare
I ri,,koment me vend. Saliu e prishi projektin e ndertimit te linjes se Interkonjeksionit me Kosoven , thjesht qe te perfotoje ai, Serbia nga ku ai ka blewre energji me ane te Fazllicit, dhe te vuaje Shqiperia dhe shqipatret,,,thjesht nje antishqiptar qe per fatin e keq nuk po del per asgje para drejtesise.