“Kathimerini” zbardh letrën e Ramës për Tsipras: Të pres në Tiranë

Bledar Lumani

Në një shkrim ku analizon reagimet e kryeministrave të rajonit pas fitores së Aleksis Tsipras, gazeta “Kathimerini” zbardh edhe një pjesë të letrës që kryeministri Rama i ka dërguar kreut të SYRIZA-s, duke sjellë në vëmendje edhe komentet që kreu i qeverisë shqiptare ka bërë për krizën greke.

Për arsye që ende nuk dihen dhe që nuk janë sqaruar nga qeveria, kryeministri Rama nuk e shpërndau për mediat letrën e urimit që i dërgoi Tsipras për fitoren, por ResPublica mësoi se zyra e shtypit të Ramës e kishte përcjellë atë në Athinë përmes ambasadës greke në Tiranë. “Kathimerini” shkruan se qeveritë e vendeve fqinje, përfshi dhe Shqipërinë janë në pritje të qëndrimeve do të mbajë qeveria Tsipras për zvarritjen e çështjes së kufirit detar.

Duke qenë se në thelb ndajmë nevojën e përbashkët për të rifilluar një program social europian ku të marrin pjesë të gjithë, ku integrimi të mbështetet në një solidaritet të vazhdueshëm dhe të mos bazohet në një Europë të qendrës apo në një Europë të periferisë dhe të getove do të ishte kënaqësi për mua t’ju kisha takuar dhjetorin e kaluar, ashtu siç ishte planifikuar. Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi e bëri të pamundur këtë takim, por rezultati I zgjedhjeve e bën akoma më të nevojshëm këtë takim. Ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju”-thuhet në letrën që Rama I ka dërguar Tsipras.

Nga ky fragment i letrës konfirmohet se anullimi vizitës së Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar është kërkuar nga kreu i SYRIZA-s për shkak të zhvillimeve në Greqi.

Share This Article
9 Comments
  • Eshte e nevojshme nga qeveria jone per tè rregulluar me greket shumè probleme por ata janè tè gjithè njèlloj pavarsisht kujt spektri i pèrkasin,.Te shohim por mendoj se do shohim ato qè kemi parè .

    • e ke mire, Lexohet “publikon”. Kathimerini( E Perditshmja) publikon letren e Rames, pa qene nevoja per klor e zbardhues.

  • Si ka mundesi!
    A ka mesazh me vizionar? Pergjigjen e Tsipras akoma nuk e dime. Si ka mundesi te mos i pergjigjesh ketij mesazhi per te ardhmen e te dy vendeve? Madje te Ballkanit e te vete Europes!
    Nje njeri qe kerkon zgjidhje nuk do te duronte dot te kalonte, qofte edhe 1 sekonde, pa u ulur ne karrige per te formuluar pergjigjen.
    Dhe mediat tona kerkojne nje Tsipras te na dale ne Shqiperi!
    Sa patetike!

  • Asnjë lëshim grekërve, qeveria shqiptare, ti përgjigjet qeverisë greke me të njëjtën monedhë, occhio , per occhio , dente, per dente.

  • Greket zbardhin letren e Rames per Tsipras se Rama vete edhe pse ka nje taborr me media, nuk ben ze fare per kete ftese per inxhinierin Tsipras qe do beje greket ” te hane me luge floriri “. Apo do ta ftoje qe Tsipras te mesoje ca nga eksperienca e Rilindjes per pagat e pensionet. Vetem, zot na ruaj, mos e fton qe ti laje borxhin grek me fondin rezerve se ngelen te permbyturit pa marre gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *