Me ligjin e ri të dërguar në Kuvend nga qeveria, parashikohet se Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet kryeministrit propozimin për emërimin dhe mbarimin e funksionit të ambasadorit.
Në këtë mënyrë, nuk përfshihet marrja e mendimit apo konsultimit me presidentin.
Në nenin 35 gjithashtu shtohet pika se ambasadorët nuk duhet të kenë qenë pjesëtarë të sigurimit të shtetit ose bashkëpunëtor të tij.
Neni 37 parashikon, që lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë bëhen me urdhër të Ministrit të Jashtëm.
Ligji ka hasur kundershtime nga anëtarë të Komisionit të Jashtëm.
Edhe ky i fundit ndihet i anashkaluar në konsultimet për zgjedhjen e amabasadorëve të rinj.
Burime të DITA thanë se pikë shumë e debatueshme është ajo se nga vijnë emrat e ambasadorëve të rnj, nga shërbimi diplomatik apo nga jashtë tij.
Shumica e emërimeve të fundit janë jashtë sistemit.
Ligji i vjetër përcaktonte 80 përqind të emërimeve nga brenda dhe 20 jashtë sistemit.
Por ai nuk është respektuar nga ish-qeveria Berisha dhe vijon të mos respektohet nga qeveria aktuale.
Drafti i ligjit të ri e heq këtë përqindje dhe kjo ka hasur në kundërshtime nga Komisioni i Jashtëm.
Ndërkohë afatet për marrjen e gradave diplomatike Periudha minimale për kalimin e diplomatit nga një gradë në një tjetër më të lartë është:
a) Nga Atashe në Sekretar i Tretë – 2 vjet.
b) Nga Sekretar i Tretë në Sekretar i Dytë – 3 vjet
c) Nga Sekretar i Dytë në Sekretar i Parë – 3 vjet.
ç) Nga Sekretar i Parë në Këshilltar – 4 vjet.
d) Nga Këshilltar në Ministër Këshilltar – 3 vjet.
dh) Nga Ministër Këshilltar në Ministër Fuqiplotë – 3 vjet.
e) Nga Ministër Fuqiplotë në Ambasador – 3 vjet.

Dakort me keto afate ,po atashe si bohesh?Duhet te jesh me parti me shkolle apo vetem militant.
PRA U DASHKAN MBI 20 VJET PUNE PER T’U BERE AMBASADOR DHE JO SI I KA BERE SALIU . ME KURSE TE SHKURTERAM DHE PA ASNJE KURS E EKSPERIENCE, SI I BERI JOZEFINA FAREFISIN E VET.
Flet per diplomatet e karrieres o kaqol. Nuk flet per ambasadoret jashte sistemit. Visar Zhiti qe duan ta emerojne ambasador, ku e gjeti ekperiencen, ne Spac? Llap llap na e shpifet; Saliu Saliu e s’dini gje tjeter. kujtoni se rregullohen punet duke share nje te vdekur politikisht. Megafone te prishur.
shume mire