Kosova do të sfidojë Shqipërinë, për herë të parë pas lejimit të ndeshjeve miqësore.
Dy vendet mike do të përballen mes vete në muajin qershor.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Olle pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. Sipas tyre, ka mbetur vetëm data të përcaktohet për t’u luajtur ndeshja. Takimi pritet të luhet në Kosovë. Ndërkohë, nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se gjasat janë të luhet ky takim. “Jemi në negociata. Ndeshja mund të luhet, por nuk kemi ende marrëveshje.
Me Shqipërinë nuk e kemi problem të luajmë. Mund të luajmë mes datave, ashtu siç kemi luajtur me Turqinë. Dëshira është edhe e publikut të luajmë me ta”, deklaroi Ademi për Gazetën Olle. Shqipëria në qershor luan me Francën miqësore, kurse me Kosovën pritet të luajë disa ditë para këtij takimi.

Pak nga pak, kanë nisur ta realizojnë ëndrrën e tyre QARQET E ERRËTA, nisë të krijojnë dy kombe të ndryshme, SHQIPTARËT dhe KOSOVARËT
Gazetar qa karin po te duken shqiptart e kosoves dhe shqiperis po te duken dy shtete mike a??
O idiot jemi te njejt .
Edhe pse dikun ne vitet 1880 te paret e mi kane ardhur ne Drenice nga Mirdtia kjo nuk do thot qe une nuk jam me shqiptar se sa nje Vlonjat apo Tropijan.
“Dy vendet mike”??! Kush formulon keso lajmesh surrogato.
Dy pjeset e ndara te Atdheut, duhet ta shkruante.
Ky eshte nje tjeter provokacion i ndyre!
S’ka asgje vellazerore e humane ne lajm, perkundrazi. Edhe ai Ademi, qysh flet keshtu?