Kanë veç vrer për Shqipërinë

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

DITË’ desh u ça ekrani

S’dimë më par’ kë të dëgjojmë

bjondja fletë për katër vetë

Mjer’ ata që e besojnë

 

Gjith’ PD-ja, di veç Ramën

ku ha ngjala apo peshk

A fle vetëm a me gruan

Ç’bën kur shkon në tualet…

 

Janë pelat e Saliut

që s’durojnë as fjalën shtet

ato që vodhën s’u dalin

ndaj kërkojnë prap’ pushtet

 

Nga SHQUP-i kryekusarët

kriminelët ordinerë

për çdo punë të Shqipërisë

kanë në vena vetëm vrer…

 

Ku janë rezervat e shtetit

pse nuk heton drejtësia?!

Maxhorancë ti bëj detyrën!

Le t’i falë gjyqësia!

 

Ju që s’ngopi duke sharë

duke shpifur natë e ditë

njëzet vjet do jenë pak

për të mbetur n’opozitë

 

Përgëzime për solidaritetin e njerëzve të ndershëm. Kështu qoftë përherë, Kapo Labi, Vlorë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *