Vjosa, lotët dhe 200 autobuzët

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

 

Nga Tre Urat dhe deri në Dragot, lugina e Vjosës (AOYS) është madhështore dhe lozonjare. Kur e shikon në hartë apo helicopter, mahnitesh me bukurinë e saj. Shkëmbinjtë anësorë bazikë dhe shtratin e ka të konsoliduar dhe nuk përmbytet as një pëllëmbë tokë. Në këtë habitat rritet bimësi dhe shërben për vaditje për fermerët.

Kur egërsohet Vjosa?! Kur bashkohet me Drinon trazovaç atëherë ajo bëhet e “përdalë”. Prandaj përdora këtë shprehje të ulët për të kuptuar kryeministri kur tha se: DO SISTEMOJ VENDIN E TERRITORIN kur mori zgjedhjet.

Pra Vjosa kërkon të sistemojë trojet, ajo nuk do fshatra të tillë Darëzezë e Fitore, Novoselë e Mifol. Tokën le ta marrë fermeri, por Vjosën nuk e sistemon dot tani shteti. Janë shpatet e kodrat ku duhen të sistemohen fshatrat. As Bashkimi Europian as fondet e shtetit tani për tani nuk e sistemojnë Vjosën. Lotët e z.Gramoz Ruçi unë i respektoj për rastin në fjalë. Po nuk na tha z.Gramoz se a derdhi lot kur ndodhi 21 Janari, Gërdeci, kur u sulmua me Mig 19 ura e Mifolit në vitin 1997, kur u sulmua kryeministria më 1998?

Se Vjosa këto lot nga Novosela e deri në Levahi ka derdhur dhe i derdh dhe sot. 200 autobuzët e Berishës është shfaqja a parodia e rradhës së opozitës. Me pak fjalë, 200 autobuzet thonë: Ashtu si në 1997-98 mobilizova e armatosa Veriun për të sulmuar me armë e municione e lëndë kimike Mifolin e Vlorën, tani do bëj të kundërtën. Do të hipi Mifolin me 200 autobuzë dhe do të sulmoj parlamentin. Ashtu si Haxhi Qamili apo Esat Toptani, quaje si të duash. Histori Bajlozësh që ndodhin në legjenda.

I dashur lexues, mos harro historinë: Ismail Qemali u vonua shumë ditë me pajton a me këmbë për të shkuar në Vlorë. E pengoi Vjosa e Shkumbini. Por edhe në fushatën e Cezarit dhe Pompeut, Vjosa ishte për luftën civile pengesë. Vjosa ishte ajo që me tërmetet bashkë shkatërroi Apoloninë, duke bërë popullsinë e saj të shkojë në Bylis, në luginën e Drinos e të Vjosës. E ktheu Apoloninë në moçalishte. Shkurt popullsia duhet të zhvendoset nga tekat e Vjosës e Drinos trazovac. Tani le të eliminojmë pasojat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *