Vajza e Whitney do vdesë nesër, në të njëjtën ditë që vdiq këngëtarja

redaktor

Lajme aspak të mira vijnë për vajzën e vetme të këngëtares së njohur Whitney Houston, e cila prej gati dy javësh është në koma dhe po mbahet në jetë artificialisht.

Raportime të fundit, thonë se familjarët e Bobbi Kristina Brown kanë marrë vendimin që t’ia heqin makineritë që e mbajnë në jetë, të njëjtën ditë që vdiq dhe Houston.

Sipas këtyre zërave ishte gjyshja e Bobbi Kristinës, Cissy, e cila sugjeroi datën 11 shkurt, ditë kur vajza e saj Whitney Houston u gjet e vdekur.

Një burim nga familja Brown tha se ishte një mënyrë simbolike për ta mbajtur nënë e bijë bashkë në përjetësi.

Bobbi mbeti në gjendjen e rëndë të komas qysh kur u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta në 31 janar, njëlloj siç u gjet nëna e saj Whitney. Nesër, më 11 shkurt është 3 vjetori i përkujtimit të këngëtares Whitney Houston.

Ndërkohë policia ka hapur hetime, pasi vajza e kngëtares u gjet e rrëzuar me fytyrë ne vaske dhe ajo kishte shumë dëmtime në fytyrë./tema

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *