Lufta e madhe dixhitale

redaktor

Kohërat ndryshojnë dhe ushtritë përshtaten. Është kaluar tashmë nga bajonetat e Luftës së Parë Botërore në sulmet ajrore dhe bombën atomike të Luftës së Dytë Botërore. Derisa është arritur në përplasje gjithnjë e më të largëta. Në shekullin e 21-të lufta po bëhet me goditje bit-i. Xhihadistët dhe perëndimorët, Lindja dhe Perëndimi përballen përditë me përplasje verbale, kërcënime, atentate dhe reprezalje. Por edhe sulme hakerash nga të dyja palët që godasin qytetërimet kundërshtare.

Vetëm sot episodi i fundit: “kiberkalifati” (ushtria e hakerave të ISIS) ka dhunuar llogarinë në Tëitter të të përjavshmes amerikane “Newsweek” me një mesazh kërcënimesh për Barack Obaman dhe familjen e tij. “Kiber kalifati i uron një Shën Valentin të përgjakshëm Michelle Obamas. Ju kemi nën vëzhgim ju, burrin tuaj dhe vajzat tuaja”, shkruan ata, ndërsa postimi shoqërohej me foton e një fytyre të mbuluar dhe shkrimin “Je suis IS”. Menjëherë pas kësaj një tjetër postim kërcënonte “Ndërsa SHBA-ja dhe satelitët e saj po vrasin vëllezërit tanë në Siri, Irak dhe Afganistan ne po shkatërrojmë sigurinë kibernetike nga brenda”. Sulmi zgjati vetëm disa minuta, pasi udhëheqësit e Newsweek arritën menjëherë të normalizonin profilin e tyre.

Vetëm këtë javë, hakerat e “Anonymous”, anarkistë, kampionë të lirisë së shprehjes dhe shpesh të përkufizuar si “kriminelë”, edhe nga shoqëria perëndimore kanë vendosur të zbresin në fushën e betejës kundër ekstremistëve islamikë dhe pasi dhunuan dhe mbyllën qindra llogari në Twitter dhe Facebook të aktivistëve të ISIS dhe identifikuan dhe zbuluan fytyrën e numrit një të kiberxhihadit, tunizianit Majdi M.

Një përgjigje e ashpër ajo e Anonymous, që filloi të nesërmen e sulmit në “Charlie Hebdo”, por që i parapriu një tjetër sulmi të rëndë të xhihadistëve që më 12 janar dhunuan Centcom , Komandën Qendrore të Pentagonit që koordinon operacionet ushtarake të koalicionit në Lindjen e Mesme. Por jo vetëm kaq, në fund të muajit ata pohuan për një sulm në serverat e Facebook, Instagram dhe rrjetet sociale simbol të perëndimit. Nga ana e tij, Perëndimi është i organizuar dhe në vazhdën e asaj që Izraeli ka bërë, i ka përkushtuar brigada të tëra ushtrish luftës dixhitale .

Tashmë jetët tona qeverisen gjithnjë e më shumë nga kompjuterët. E dinë mirë pronarët e PlayStation dhe Xbox që për Krishtlindje u bllokuan për shkak se u sulmuan nga hakerat, Sony dhe Koreja që pas sulmit që kjo e fundit i bëri filmit “The Interview” mbi diktatorin Kim Jong-Un.

Share This Article
1 Comment
  • Informacion interesant por, jo i panjohur! Duhen përsosur rrjetet kibernetike me teknikë që pamundëson penetrimin dhe deshifrimin e kodeve sekrete të komunikimit elektronik! Sidoqoftë lufta kibernetike është më e lehtë sesa ajo në një fushëbetejë të vërtetë! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *