Skaneri i javës së 21-të, arbitrat janë nota ngelëse

redaktor

Arbitrat kanë qenë protagonistët kryesorë të javës së 21 të Kategorisë Superiore. Sigurisht që në çdo javë ka kontestime për ndonjë faull apo karton të padhënë ose të tepërt të dhënë nga gjyqtari kryesor. Por kjo javë regjistron vendime të cilat kanë ndikuar direkt në rezultatin e të paktën dy takimeve.

Në takimin Laçi-Kukësi, Enea Jorgji ka patur pak punë në fushën e lojës, ku një pretendim i Zeqirit për penallti në minutën e 81 nuk ka vlejtur dhe me të drejtë gjyqtari me stemën e FIFA-s ka vijuar lojën. Përsa i përket dëmtimit të Smajlit çështja kalon në instanca të tjera pasi do të jetë komisioni i disiplinës që do të marrë vendimet e duhura për vendasit. Ndërkohë influencë direkte në rezultat ka patur gjykimi i Kridens Metës në supersfidën Partizani–Skënderbeu dhe ai i Laver Allës në takimin Flamurtari-Apolonia. Në “Niko Dovana”, Meta ka gabuar së pari në minutën e 32 ku për një faull të Cuculit ka ndëshkuar me karton të verdhë Mazrekaj, që do të humbasë sfidën me Kukësin javën e ardhshme. Por gabimi që peshon në rezultatin final është anulimi i golit të Rads në minutën e 64-t, pasi përsëritjet tregojnë që nuk ka faull në zonën e Partizanit. Ndërkohë në Vlorë kryesori Laver Alla i fal penalltinë vendasve që kthehet në gol nga Telushi për ti dhënë 3 pikët në duelin me Apoloninë. edhe në këtë sfidë vërehet qartë nga përsëritjet se dhënia e këtij 11-metërshi është një vendim i nxituar dhe që ndikon në rezultat duke qenë se sfida është mbyllur këtu pa gola të tjerë të shënuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *