Marco Reus rinovon deri më 2019 me Dortmundin

redaktor

Befason Marco Reus. Futbollisti gjerman i kërkuar me ngulm nga klubet më të mëdha europiane, ka firmosur zgjatjen e kontratës me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2019.

Sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe në ndryshim nga kontrata ekzistuese, në marrëveshjen e re nuk është përfshirë klauzola e largimit. Deri një ditë më parë tifozët dhe drejtuesit e Dortmundit i frikësoheshin transferimit të 25-vjeçarit në Spanjë te Reali i Madridit, që ishte gati të paguante 25 milionë euro për kartonin e futbollistit, por tashmë në kampin verdhezi, nuk ekziston më asnjë frikë.

Reus do të jetë nën urdhrat e Jurgen Klopp edhe për 4 sezonet e ardhshme. “Jam shumë i lumtur që mora këtë vendim për të zgjatur kontratën me Dortmundin. Ky është qyteti im i lindjes, klubi im. Tani pres të arrijmë suksese në të ardhmen me skuadrën dhe tifozët tanë të mrekullueshëm”.

Shefi ekzekutiv i Borussias, Joakim Watzke, i entuziazmuar nga rinovimi i kontratës së Reus, u shpreh se kurrë nuk kishte dyshuar në besnikërinë e futbollistit. “Nuk ua kemi vënë veshin asnjëherë zërave të merkatos, që e shihnin Reus larg Dortmundit. Ne e dinim që ky futbollist i jashtëzakonshëm do të vendoste të qëndronte me ne, për një ta ardhme të madhe me skuadrën tonë.

Marco do të bëjë epokë te Dortmundim sikurse kanë bërë Uwe Seeler te Hamburgu apo Steven Gerrard te Liverpuli. Ne jemi shumë krenarë që Reus e rinovoi kontratën në një moment krize për sa u përket rezultateve”, tha ai. Në bazë të marrëveshjes së re Marco Reus do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, shifër që shkon deri 10 milionë me bonuset që përfiton nga sponsorët e ekipit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *