Efektiviteti i Lionel Messit në lojën e Barcelonës është i padiskutueshëm, e tregon edhe numri i golave që ka realizuar me fanellën blaugrana. 387 në finalizime në total në sfidat zyrtare, plus 28 gola të tjerë në takimet miqësore dhe 45 me përfaqësuesen e Argjentinës.
Në San Mames, ndaj Athletic Bilbaos, Messi shënoi golin e tij të 23-të në Primera Divizion në këtë sezon, duke barazuar rekordin e Gerd Muller, i cili në nga 1970 deri më 1978, ka shënuar 23 apo më shumë gola për sezon me fanellën e Bayernit të Mynihut. Sigurisht në këtë rast krahasimi bëhet vetëm me sulmuesit e 5 kampionateve më të rëndësishme europinae.
Që kur u vu nën urdhrat e Pep Guardiolës në vitin 2008, Messi e rriti ndjeshëm mesataren e golave për sezon. E mbylli 2008-2009 me 23 gola për të vijuar më pas me 34, 31, 50, 46 dhe 28 gola në sezonet pasardhëse, teksa në atë aktual, kur janë luajtur vetëm 22 javë të kampionatit, e ka kapur shifrën 23 finalizimeve.
Nëse katër herë fituesi i topit të artë do ta barazojë apo kalojë shifrën e 23 golave në la Liga edhe sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet automatikisht sulmuesi i vetëm që e arrin këtë shifër në 8 sezone radhazi në pesë kampionatet më të forta në botë, në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani dhe Francë.

mulleri e filloi ne moshen 25-33 vjecare kete pune kurse messi e filoi ne moshen 21 -27 vjec ,kur messi ka te pakten dhe 6 vjet te tjera po kaq aktive qe ta thelloje kete avantazh .
ishte fati yne qe jetojme ne epoken e messit .