Letër e nënshkruar,
Vasl Puci
Kështu quhet një libër i viteve ‘70-‘80. Ndonëse ishte për një shtet diktatorial, për çudi ishin gërshetuar elementet e Makarenkos me sistemin demokrat. Libër për policinë, komunitetin dhe demokracinë. Këtë libër z.Saimir Tahiri jepua falas policëve tuaj dhe do përmirësohen. Nuk them se s’ka materiale të tjera për trajnimin edukativ të punonjësve të policisë. I njoh dhe strukturat tuaja të edukimit. Po ku janë? Kryeministri na tha se do shohim një polici ndryshe. Nuk po e shohim tani për tani. Filmimet në televizor me sjelljen e policëve në komunitet të vrasin shpirtin dhe të vjen të bërtasësh: Ku je o shtet?
Sikur t’ju japim filmime të tjera që i kemi, shtypi do merrej shumë me to. Prandaj po ju ruajmë, por dhe sa? Shtetin e rrëzon policia, korrupsioni, anarshia dhe mos mbajtja e premtimeve. Z.Tahiri, ecjet janë të ngadalta nëpër policitë tona. Më e pa edukuara është policia bashkiake, më e shëmtuara është policia private. Ku e kemi xhandarmërinë? Po mbi të gjitha duam njeriun polic. Të kuptohemi, jo çdo gjë do ja kërkojmë asaj, do t’i kërkojmë dhe vetes për të dashur policin, për të mos ta lënë vetëm. Nuk e kemi akoma njeriun polic dhe policin njeri. Prandaj jepua falas librin.
