Një vit burg për avionin e saj

Bledar Lumani

Heather Cho, vajza e pronarit të kompanisë koreano-jugore Korean Air, ku dhe punonte, është dënuar me një vit burg.

Shkak është bërë fakti se ajo ka kthyer një avion të të atit nga rruga, për një tekë.

Cho kishte kërkuar nga stjuardesa lajthi, ndërsa udhëtonte nga Nju jorku për në Seul.

Por, ajo u tërbua pas stjuerdesa ia solli lajthitë në qese, dhe jo në pjatë.

Për këtë arsye ajo urdhëroi kthimin e avionit prapa.

Ngjarja shkaktoi shumë zhurmë në vendin e saj dhe për këtë arsye ajo u dënua se theu ligjet e avionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *